Adnan Mehmeti, Presidenti i Shoqatës
Nju Jork, 29 dhjetor 2021 – Viti jubliar i 20-vjetorit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u kurorëzua gjatë gjithë vitit me aktivitete të shumta letrare, me anëtarë të rinj dhe me botime të reja.
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë kremtoi 20 vjetorin e themelimit
Në një ngjarje kulturore e artistike, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në praninë e qindra dashamirëve të artit të të shkruarit ka kremtuar 20-vjetorin e themelimit të saj pikërisht në qendrën kulturore shqiptare “Illyria” në Nju Jork. Në këtë përvjetor si asnjëherë më parë kishte pjesëmarrje edhe nga shtete të ndryshme të SHBA, si dhe shkrimtarë nga Kanadaja e Meksika.
Hapet ekspozita e librit “20 vite krijimtari letrare në SHBA
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë hapi ekspozitën e librit “20 vite krijimtari letrare në SHBA” duke ekspozuar botimet që lidhen me 20-vjetorin e historisë së saj si dhe anëtarëve të shumtë anembanë Amerikës.
Në këtë zyrë të përkohshme, në qytetin e Stamfordit, u promovua monografia voluminoze në dy vëllime “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2001-2011)” dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, si dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)”.
Gjithashtu u prezantua revista “PENA” me të gjitha numrat e saj, botimet nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press” si dhe botimet që lidhen me Shoqatën dhe anëtarët e saj. Ekpozita ishte e hapur nga 25 shtator deri më 10 tetor 2021.
Çmimet letrare
Poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar amerikan Gjekë Marinaj u emërua fitues i një prej çmimeve letraro-kulturore më prestigjioze të Koresë së Jugut, Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Changwon KC”
Ai banon në zonën e Dallasit. Dr. Marinaj është profesor në Kolegjin Richland si dhe drejtor i Mundus Artium Press.
I organizuar nga qyteti Changwon i Koresë së Jugut, vlerëson Dr. Marinaj me Çmimin Letrar Ndërkombëtar “Changwon KC” për kontributin jetësor dhe etikën kulturore në letërsi. Në përzgjedhjen e Marinajt për këtë nderim, komiteti i çmimit vuri në dukje se ai gjithmonë “i vendos njerëzit në qendër të punës së tij, inspiron paqen përmes poezisë dhe këndon për përmirësimin dhe sjelljen e shpresës në botë”.
Kemi kënaqësi të lexojmë për një tjetër çmim të fituar nga një autore shqiptare në SHBA. Bëhet fjalë për shkrimtaren Ani Gjika, e cila është vlerësuar me çmimin “New Immigrant Writing” nga Restless Book, Boston.
Në 20 vjetorin e saj Shoqata e Shkrimtarve Shqiptaro Amerikanë ndau edhe çmime letrare:
Çmimi “Faik Konica”- Sevdai Kastrati
Çmimi “Fan Noli”- Julia Gjika
Çmimi “Peter Prifti”- Shaqir Salihu
Çmimi “Isuf Luzaj”- Kozeta Zylo
Çmimi “Arshi Pipa”- Arjeta Ferlushkaj
Çmimi “Rozi Theohari”- Ermira Mitre
Çmimi “Agron Fico”- Bexhet Asani
Çmimi “Bilal Xhaferri”- Namik Selmani
Çmimi “Sami Repishti”- Luz Thaçi
Çmimi “Prenk Gruda”- Sabije Veseli
Çmimi “Luigj Çekaj”- Bora Balaj
Çmimi “Sotir Andoni”- Petraq Risto
Çmimi “Seladin Velaj”- Gjeto Turmalaj
Çmimi “Valter Lazeri”- Eleonora Gjoka
Anëtarët e rinj
Në këtë vit jubilar, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë prezentoi para publikut edhe anëtarët e rinj të saj: Elida Rusta, Arjana Fetahu-Gaba, Ibadete Humolli-Tetaj, Monda Hamitaj, Prend Ndoja, Engjell Zerdelia, Hamide Shabani, Fjorela Forde, Merita Prenga, Hamid Alaj dhe Astrit Lulushi.
Zgjedhjet e reja
Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë votuan për zgjedhjet e reja 2021. Në mesin e krijuesve, kolegëve dhe anëtarëve të Shoqatës u propozuan disa kandidatë. Mes tyre Mëhill Velaj u rizgjodh kryetar, dr. Yllka Filipi nënkryetare dhe Veneta Çallpani sekretare e Shoqatës.
Revista letrare “Pena” në numrin e saj të 9-të
Organi letrar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, revista “Pena” vjen para lexuesit të saj në numrin e nëntë për vitin 2021. Në të lexuesi do të komunikojë me 24 autorë: Agim Xh. Dishnica, Naum Prifti, Mëhill Velaj, Yllka Filipi, Istref Haxhillari, Dalan Luzaj, Julia Gjika, Xhevdet Bajraj, Faruk Myrtaj, Vaid Hyzoti, Ramiz Gjini, Kostaq Duka, Përparim Kapllani, Visar Zhiti, Raimonda Moisiu, Namik Selmani, Iliriana Sulkuqi, Astrit Lulushi, Gjekë Marinaj, Kozeta Zylo, Adnan Mehmeti, Sokol Paja, Arjeta Ferlushkaj dhe Shani Pnishi.
Promovimet e librave gjatë vitit 2021
Gjatë këtij viti janë organizuar promovime të librave të anëtarëve të Shoqatës që janë bërë në atdhe ku përmendim librin e studiuesit Thanas L. Gjika “Ecja drejt së dhjathtës-dëshmi morale dhe mencurie”; promovimi i librit të shkrimtares Iliriana Sulkuqi “Qyteti im”; botimi në anglisht i romanit “Një grua midis dy burrash”: “A Woman Between Two Man” me autore shkrimtaren amerikane Carrie Hooper; promovimi në Bilisht i librit “Ujëvarat e mallit” me autor Fuat Memelli; promovimi në Gjirokastër i librit “Triumf” i shkrimtarit Xhevat Limani. Shkrimtari Visar Zhiti ka promovuar në disa qytete në Shqipëri botimet më të fundit, si: “Kartela të realizmit të dënuar” dhe “Dorëshkrime të fshehta të burgut”.
Shoqata ka organizuar promovime edhe në SHBA, nga ku përmendim promovimin e librit “The Old Bridge-Ura e vjetër” në Nju Jork, me autore Arjeta Ferlushkaj.
Lamtumirë poeti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë!
Me 5 janar në Nju Jork u nda nga jeta anëtari i Shoqatës së Shkrimtarëve-Shqiptaro-Amerikanë, poeti i njohur Luigj Çekaj. Është një humbje e madhe për Shoqatën tonë, për Shqipërinë dhe për të gjithë lexuesit e tij të shumtë.
Luigj Çekaj ishte anëtar i devotshëm i Shoqatës së Shkrimtarëve që nga themelimi, dhe njëherit sekretari i Shoqatës 2001-2003.
Botimet e anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë gjatë vitit 2021
Pena, nr.9: Revisitë letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Adriatic Press, New York, 2021.
Adnan Mehmeti: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2001-2011)”
“Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, publicistikë, Adriatic Press, New York, 2021.
Adnan Mehmeti: “Simfonia e udhëtimeve”, udhëpërshkrime, UET Press, Tiranë, 2021.
Besa Rexhepi: “Vaji i nënës”, poezi, Intergraf, Ferizaj, 2021.
Bexhet Asani:Zjarri arbëror i pashuar” (Profile, studime, skica letrare).
“Il fuoco arberesh inestinguibile” (Profili, studi, cchizzi letterari), Botimet Barleti, Tiranë, 2021.
Bora Balaj: “Twenty years silence”, novel, “Bogdani”, Prishtinë, 2021.
Carrie Hooper&Skifter Këlliçi: “A women Between Two Men”, Novel, Lulu, 2021.
Fuat Memelli: “Ujëvarat e mallit”, poezi, Korçë, 2021.
Hys Hasa:” Gjurmë vlerash kuksiane”, vëllimi i 2-të, “Eneas”, Tiranë, 2021.
Hys Hasa:” Gjurmë vlerash jetësore në Vilë”,1-2, monografi, Botimet Eneas, Tiranë, 2021.
Hys Hasa:” Vlera intelektuale kuksiane “vëllimi i 4-rt, Eneas, Tiranë, 2021.
Hys Hasa:” Gjurmë vlerashë kuksiane”,vëllimi i 2-të, Eneas, Tiranë, 2021.
Iliriana Sulkuqi: “Gjithnjë zë i vendit tim…”,poezi shqip-anglisht, Botimet M&B, Tiranë, 2021.
Iliriana Sulkuqi: “Qyteti im”, antologji poetike-grafike, Tiranë, 2021.
Istref Haxhillari: “Mërmërima e kroit të moçëm”, rrëfim i ilustruar, Albas, Tiranë, 2021.
Istref Haxhillari: Hije në mur, tregime të zgjedhura, “Emal”, Tiranë, 2021.
Julia Gjika: “Poezi dhe prozë e zgjedhur”, Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2021.
Kostaq Duka: “Horoskopi i qytetit”, Tregime, Lulu, 2021.
Luigj Çekaj: “Një shkrelas në Manhattan”, vargje humori, “Jozef”, Durrës, 2021.
Mëhill Velaj:” Errësirë e shekullit të qytetëruar (Covid-19)”, poezi, Lena, Prishtinë, 2021.
Mëhill Velaj: “Rilindje në kujtesë”, tregime, Jakup Ceraja, Prishtinë, 2021
Namik Selmani:” Jehona e urtësisë dibrane”, antologji, Shtëpia Botuese MB, Tiranë, 2021.
Namik Selmani: “Kosova, bajrak i fjalës”, poezi, Shtëpia Botuese ENJA,Tiranë, 2021.
Sami Milloshi: “Ora e murit”, tregime, UETPress, Tiranë, 2021
Sami Repishtit: “IN THE SHADOW OF ROZAFA CASTLE” (A Lived Narrative), “Adriatic Press”, New York, 2021.
Skifter Këlliçi: “C35 US” rënë në tokën shqiptare”, roman, “Toena”, Tiranë, 2021.
Skifter Këlliçi: “14 veç dhëndërr në Nju Jork”, roman humoristik, “Jolanda”, Tiranë, 2021.
Skifter Këlliçi: “Katër dhe një qenush pas gjurmëve”, roman për fëmijë, “Jonalda”, Tiranë, 2021.
Thanas Gjika: “Ecja drejt së djathtës–dëshmi morale dhe mençurie”, publicistikë, JOZEF, Durrës, 2021.
Visar Zhiti: “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, Onufri, Tiranë, 2021.
Xhevat Limani: “Triumf”, “roman” jetësor, “Triumph”, life “novel”, Botimet Barleti, Tiranë, 2021.