Edi Rama: Shqipëria është bërë gazi i botës

Blendi Fevziu interviston Edi Ramën, e fton për debat televiziv me Sali Berishën – Milionerët e PS-së kanë janë pasuruar para se të hyjnë në politikë, thotë kryesocialisti ndërsa përgjigjet se janë demokratët që erdhën në pushtet me xhaketa të grisura dhe u bënë biznesmenë

 

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste e quan Blendi Fevziun si “njeri të Berishës”, këtë e përmendi edhe gjatë një takimi me studentët shqiptarë këtu në New York. Megjithatë, dje kishte pranuar të merrte pjesë në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu, për një intervistë e cila me vështirësi fshihte tensionin mes dy bashkëbiseduesve.

“Meqë s’është kryeministri në debat, kam alternativën të vij e të bëj debat me ju”, tha ai mes të tjerash. Fevziu nuk e humbi toruan dhe nuk bëri asnjë koment politik apo nuk u përpoq t’i kundërpërgjigjej por vijoi me pyetjet e radhës.

 

Si është Shqipëria sot, më mirë apo më keq…?

Sot kemi kërcënim, qumështin, mishin, çfarë shqiptarët konsumojnë,<br />plehra toksike në vend çdo prodhim është i kërcënuar. Krimi është tjetër çështje, komisarët po këputen si plepa që po zënë rrugën.

 

Por, nuk mendoni se ka dhe ecuri pozitive…?

Meqë s’është kryeministri në debat, kam alternativën të vij e të bëj debat me ju. Ju mbani ditarin për kryeministrin. Më 23 qershor kjo histori banale do mbyllet, çdo gjë do ndryshojë. Sot Shqipëria është bërë gazi i botës, është turp që na drejtohen në Kuvend ku na kërkojnë zgjedhje të lira kur kemi bërë 100 vjet shtet. Jo më 7 polici. Kur të vijmë ne do ketë vetëm një polici shteti, ku do mbahet përgjegjësi për çdo milimetër territor.

 

Keni reaguar dhe debatuar fort për një foto të një të akuzuari për vrasjet me disa drejtues të policisë…?

Ju jeni mësuar të flisni në emër të një njeriu. Sot ishte një reagim monstruoz ndaj një qëndrimi të qartë dhe konkret tonit. Qëndrimi ynë është i qartë e konkret: problemi këtu s’është fakti se një numër drejtuesish të policisë janë në fotografi me një të akuzuar për vrasje. Problemi këtu është historia që tregojnë këta, zv/drejtori thotë erdhi të bënte foto me mua. Pse Leo Mesi është Kuliçaj? Pastaj vjen ai për të bërë foto dhe këta e hedhin në Facebook-un e tyre. Por dhe raporti i DASH flet për lidhje të zyrtarëve të lartë të shtetit me krimin e organizuar.

 

Po rivarrimi i dy ish-punonjësve të SHIK të vrarë në 1997 në varrezat e dëshmorëve…?

Rivarrimi i dëshmorëve të SHIK, të vrarë në vitin 1997, është një farsë. Përpara se të çojë në Varrezat e Dëshmorëve dy punonjës të SHIK-ut famëkeq, të çojë atë policin e vrarë në Kukës. Varrezat e Dëshmorëve janë aty për ata që vriten për akte heroike në detyrë.<br />Të ndërtosh një alibi të tërë, për të na treguar se po varrosim heronjtë që i rezistuan rebelimit komunist, është një maskaradë. Ajo e vitit 1997 ishte një revoltë popullore e nxitur e provokuar nga grabitja e kursimeve të shqiptarëve në ditën për diell.

 

Po bën dallimin…?

Se ti e do doktorin…

 

Çështjen e dashurisë mes burrave nuk e di zoti Rama…

Kjo s’është dashuri mes burrash është dashuri mes doktorit dhe pacientit.

 

Pse nuk i votoni tre ligjet, qetësoni dhe Topallin në Kuvend…?

Qetësimi i zonjës Topalli do ishte një kontribut në këtë vend. Nuk ka melhem për qetësimin e Topallit.

 

Taksa e sheshtë, do përdoret vetëm në paga….?

Mos më përkthe më nga shqip në shqip. Po dhunoni gjuhën….

 

Keni paragjykime…?

Po sepse kam pasur gjyshin shkodran, e dajën nga Vunoi. Kam paragjykime.

 

Punësimi 300 mijë…?

Në zyrën e punës nuk kap vend pune, më parë kap një xhekpod se sa një vend pune. Fasonët falimentuan e humbën 30 mijë vende punë vetëm se ky kryeministër dhe ky ministër financash llogaritar kooperative nuk dinë asgjë.

 

Po kemi rritur rrogat…?

Me çmimet merren shqiptarët që marrin ushqime me lista veresie. Kjo është rritja ekonomike juaj.

 

Po ju i keni rritur në bashki taksat…?

Ja faturat që e tregojnë këtë. Më 2010 njëri subjekt pagoi 61 620 lekë për 2012 pagoi 108 564 me Bashën për biznesin e vogël. Flas për dy fatura në dy kohë për të njëjtin biznes. Ne do të heqim taksën e biznesit të vogël, ne do të ulim taksën për shqiptarët.

Do heqim akcizën e naftës. Këta kanë vënë e taksë për sëmundjen, pra taksë për ilaçet. Përfitojnë 95 përqind të shqiptarëve.

 

Ju keni 3 mijë euro…?

Unë s’kam kaq, kam më shumë, lexoni deklaratën time të pasurisë.

 

Po biznesmenët në PS…?

Ata nuk kanë hyrë në politikë dhe janë bërë të pasur, ata janë bërë të pasur dhe pastaj kanë hyrë në politikë. Ne nuk kemi problem me të pasurit. Ne kemi problem që ata nga oborri i kryeministrit marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë. S’ka gjë më të tmerrshme që një grusht njerëzish që kanë hyrë me xhaketë të grisur në politikë dhe tashmë janë bërë biznesmenë, t’u thonë shqiptarëve se fajin milionerët e PS që kanë hyrë në politikë pasi janë bërë të pasur.

 

Jeni gati të debatoni këtu…?

Me Sali Berishën, e kam thënë dhe e them kudo e kur të dojë bëj debat me të. Estradën e fshatit e ka vënë Berisha, ju keni për detyrë vetëm ta pasqyroni atë.

 

Koalicioni me LSI…?

Shpresoj që LSI të marrë vendimin e duhur që lidhet me interesat e shqiptarëve, duke braktisur këtë koalicion, këtë qeveri të kërrusur si kurrizi i kryeministrit duke u bërë pjesë e ringritjes së vendit. Interesi strategjik i këtij vendi është që të ketë kampe të ndara qartë jo kampe fluide.

 

Besoni në drejtësinë e zgjedhjeve…?

Nuk ka më komunitet gjysmë shurdh dhe gjysmë memece si në 2009, por është një komunitet ndërkombëtar i ndërgjegjshëm për të

 

Dule…?

Ata po bëjnë llogarinë e tyre, mund të jetë i përkohshëm largimi ose dhe i përhershëm. Opozita nuk është njëlloj, ka nga ata që kalojnë nga protesta më 21 janar në shkop i qeverisë në Ministrinë e Brendshme. Argumenti se Rama s’detyroi dot Berishën për sistemin zgjedhor dhe po shkojmë me Berishën.

 

Ju keni kërkuar aleancë me AK e FRD…?

Ne i kemi ftuar…

 

Nanon e vlerësove…

Për Nanon, bëra një fjalë të rastit e kur iu referova historisë, në anëtarësimin e PS në Internacionalen Socialiste një meritë të veçantë kishin Fatos Nano dhe Ilir Meta.

 

Do jetë deputet i PS Nano…?

Fatos Nano s’do jetë deputet i PS. Nano e Meta për arsyet e tyre zgjodhën rrugën e ndryshme nga PS.