Qeveria e Kosovës e mirëpret angazhimin e SHBA-së në dialog

Prishtinë, 29 janar 2022 – Dy ditë para arritjes në Kosovë të të dërguarit të Presidentit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirolav Lajçak, Qeveria e Kosovës ka thënë se e mirëpret angazhimin dhe përkushtimin e SHBA-së në procesin e dialogut.

“Ne e mirëpresim angazhimin dhe përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut, sikurse e mirëpresim bashkëpunimin dhe koordinimin trans-atlantik, pra ndërmjet Uashtingtonin dhe Brukselit, për një çështje të rëndësishme si procesi i dialogut, i cili ne besojmë që duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Telegrafin.

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak do të arrijnë në Kosovë të hënën, më 31 janar, dhe do të qëndrojnë deri më 2 shkurt. Ata do tw takohen me udhwheqwsit e institucioneve shtetwroredhe mekrerwrt e subjekteve mw tw mwdha politike nw vend.

Escobar e Lajçak do tw shkojnw  edhe nw Beograd, ku dotw takohen me autoritetet shtetwrore e politike tw Serbisw.

Qëllim i vizitës së tyre nw Kosovw dhe nw Serbi është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

(r.m.)