Tiranë, 1 shkurt 2022 – Bursa Shqiptare e Energjisë (ALPEX) i është bashkuar shoqatës evropiane të shkëmbimit të energjisë Europex-it duke u bërë anëtarja e 31-të e saj, shoqata tha te martën në një njoftimi për shtyp.
E themeluar më 5 tetor 2020 dhe me seli në Tiranë dhe Prishtinë, ALPEX është një ndërmarrje e përbashkët ndërmjet operatorëve të sistemit të transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe Kosovës (KOSTT).
ALPEX po punon për të krijuar një treg të ditës përpara dhe brenda ditës për energjinë elektrike në Shqipëri dhe Kosovë dhe për t’u bërë Operator të Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO).
Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë palë kontraktuese të Komunitetit të Energjisë dhe janë zotuar të zbatojnë modelin evropian të synuar për tregjet e energjisë elektrike.
“Është inkurajuese të shohësh zhvillime të tilla pozitive të tregut brenda Komunitetit të Energjisë. Ne mezi presim të punojmë me përfaqësuesin e ALPEX, Sokol Dishnica, dhe ekipin e tij për të lehtësuar ndarjen e njohurive dhe për t’i mbështetur ata në ambiciet e tyre për të ndihmuar në integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Kosovës me tregun e vetëm evropian të energjisë elektrike”, tha sekretari i përgjithshëm i Europex, Christian Baer.
Europex është një shoqatë jofitimprurëse e shkëmbimeve evropiane të energjisë. Shoqata përfaqëson interesat e tregjeve me shumicë të energjisë elektrike, gazit dhe mjedisit të bazuara në shkëmbime si dhe fokusohet në zhvillimet e kuadrit rregullator evropian për tregtimin me shumicë të energjisë dhe ofron një platformë diskutimi në nivel evropian.
Ndërkohë, ALPEX pritet te operohet nga një konsorcium grek i shpallur fitues në një tender të mbyllur në fund të viti të kaluar. Bëhet fjalë për kompanitë Hellenic Energy Exchange (Bursa Greke e Energjisë), Enex Clearing House (Kompania për platformën e rakorim/likuidimit financiar) dhe Hellenic Exchanges – Athens Stock Exchange (Bursa e Titujve e Greqisë), sipas një publikimi në faqen e Agjencisë të Prokurimit Publik.
(Telegrafi)