Universitetet elitare në Gjermani ndoshta nuk mund të krahasohen me ato të Harward, Yale apo Standford por në disa degë janë po aq të mirë sa ata. Me nismën e ekselencës qeveria gjermane mbështet më fort punën kërkimore.
Në vitin 2006 qeveria federale dhe ato të 16 landeve gjermane sollën në jetë një garë për nivelin më të lartë të kërkimit. Me këtë „nismë ekselence“ kërkoheshin universitetet dhe shoqatatat më të mira në kërkim në Gjermani, të cilat do të mbështeteshin me mjete financiare të qeverisë. Arsyeja: universitetet gjermane duhet të vazhdojnë të jenë edhe më tej konkurrues në plan ndërkombëtar dhe kjo do të thotë nxitje e elitave. Që prej vitit fillimit të nismës në 2006 kanë qenë fillimisht nëntë universitete ekselence dhe që prej vitit 2012 njëmbëdhjetë të ashtuquajtura universitete elitare.
Tre shtyllat e universiteteve të ekselencës
Në çdo garë mund të aplikojnë në tri katerori rreth 100 universitete në Gjermani. Nga njëra anë universitetet mund të konkurrojnë me shkollat e tyre të diplomantëve, që mbështesin brezin e ri të studiuesve dhe punojnë në fushëtema të rëndësishme sociale. Nga ana tjetër janë të ashtuquajturat „cluster ekselence“, në të cilat universitetet kanë qendra shumë të avancuara kërkimore, ku punohet në mënyrë ndërdisiplinare. Por në fund universitetet duhet të bindin me „konceptin e tyre për të ardhmen“. Atje ata prezantojnë plane konkrete për t’u bërë lider në kërkim në plan ndërkombëtar. Të gjitha universitetet e përzgjedhura angazhohen në konceptet e tyre për të ardhmen, kush më shumë e kush më pak, për mbështjen e grave, integrim dhe punë kërkimore ndërdisiplinare. Vetëm kush arrin të bindë jurinë me konceptin e tij për të ardhmen mund ta quajë veten universitet elitar. Por edhe universitetet që nuk mbajnë titullin „universitet elitar“ mund të marrin mbështetje financiare në kategoritë e veçanta.
Titulli „elitar“ nuk vlen përgjithnjë
Në të kaluarën ka pasur shpesh kritika se me nismën e ekselencës rrjedhin shumë para për punën kërkimore dhe shumë pak në mësimdhënie. Disa universitete për këtë arsye në konceptet e tyre për të ardhmen nuk kanë në fokus vetëm studiuesit por edhe studentët dhe punonjësit. Organizim më i mirë burokratik dhe një informim më i mirë, orare të përshtatshme për bibliotekat dhe zyrat e shërbimit si dhe menaxhimi i cilësisë luajnë një rol në këtë aspekt.
Në çdo garë universitetet duhet të përballen me konkurrencën. Karlsruhe, Universiteti Teknik i Mynihut dhe Universiteti Ludwig-Maximilian, ishin në 2006 fituesit e raundit të parë. Në vitin 2007 titullin „elitar“ e morën edhe Heidelbergu, Freiburgu, Konstanza, Berlini, Göttingeni dhe RWTH Aachen. Universitetet në Karlsruhe, Freiburg dhe Göttingen i humbën titujt në vitin 2012, ndërkohë që u kualifikuan universitetet e Bremenit, Kölnit, Tübingenit, TU Dresden dhe ai Humboldt në Berlin, të cilët arritën të bindin jurinë me konceptet e tyre për të ardhmen. Ata mund të gëzohën për mjete financiare shtesë deri në 2017.(Gaby Reucher / Eliana Xhani – DW)