Nga Kozeta Zylo
Ndër flokë si mjergull malesh,
Shën Valentini vjen bekuar,
Puthja sjellë lojë fantazie,
Sytë tanë kaq shumë afruar.
Përskuqet ajri në romancë shpirti,
Hëna flirton mbi një degë peme,
Flaka e qirinjve vallëzon heshtur,
Si mjellmat e Çajkovskit të një skene.
Kjo natë magjike ëmbëlsisht tretet,
Si sytë e piktorit në kurm të një femre,
Fijëzat e yjeve ledhatojnë shtratin,
Janë ndjesi të ëmbla gjer në magjepsje…
E veshim dhomën me tisin e shpirtit,
Petalet e kuqe bien mbi trupat tanë,
Përjetojmë çaste të një ndjenje hyjnore,
Si dashuria jonë me shikim të parë.
Unë nuk pres Shën Valentinin për dashuri,
Se Shën Valentin e kam pasur tërë jetën,
Si mjelmë kam notuar thellë zemrës plot pasuri,
Shekspiri mund të rishkruante Romeon dhe Zhuljetën.
Megjithëse nuk e dua famën e tyre,
Se me kupë helmi e pinë dashurinë,
Une jam pak e “çmendur” prej natyre,
Kur mbi puthjen mjaltë ndjej pavdeksinë.
Me një gotë vere shpirtin tundon,
Paske qenë xhind që vjen në shteg,
Kjo dashuri nuk paska fund,
Por veç fillim që si prush djeg…
14 Shkurt, 2022
New York