KUSH ISHTE XHAFER DEVA

                                                           

Nga Gani Perolli 

Me 9 Fror, 2022

Artikulli i Profesor Buxhovit për Xhafer Deven këtë javë nuk tingëllonte si duhëj. Shumë informata ishin të pakonfirmuara dhe të mjegullta. Mendoj që për të shkruar biografinë e një përsonaliteti duhët të keshë njëren nga këto dy gjëra, ose t’a keshë njohur mire përsonalitetin në fjalë, ose të keshë gjurmuar mirë historinë e tij. Prëfërisht të dyja sipas mundësisë.

Nëse të mungojnë këto të dy gjëra, atëherë është më mirë që këtë punë të ua lëshë të tjerëve të cilët i kanë këto informata.

Për Xhafer Deven, si për shumë përsonalitete tjera, janë krijuar dy biografi të kundërta me njëra tjetrën. Njëra biografi është strukturuar nga admiruasit e tij. Tjetra e strukturuar nga kundërshtarët e tij. Të dyja këto janë të pasakta, të pa objektivitet, dhe nuk përfaqësojnë historinë e vërtetë të Xhafer Deves. Deva nuk ka qënë asnjëri nga këta persona.

Lypset të shkruhët një biografi objektive nga një historian kompetent.

Përveç këtyre, fatëkeqësisht, është krijuar një mentalitet i çoroditur, ku vëtëm ata që bashkëpunuan me okupatorët gjatë luftës së dytë botërore po konsiderohen patriotë. Ky është një mentalitet i gabur, dhe i papranueshëm nga gjithë bota.

Që të dy anët e biografisë së Xhafer Deves janë të ekzagjeruara, si edhe të fabrikuara me qëllime të caktuara. Asnjëra palë nuk ja ka arritur qëllimëve të tyre. Dashamirët e tij në vënd që ta ngrenë figurën e tij, e kanë ulur atë duke falsifikuar biografinë. Kurse komunistët e Shqiperisë, Kosovës, dhe Jugosllavisë duke e fyer e kritikuar aqë tepër në fakt ja kanë ngrituk zanin, duke e bërë atë më të madh se do të ishte përndryshe.

Ku kanë fytyrë komunistët të kritikojnë Xhafer Deven ose këdo tjetër për krime, kur ata janë vetë kriminelët më të mëdhenj që njohu bota. Gjithato që shkroi Enver Hoxha në memorjet e tij, as dhjetë përqind nuk janë të vërteta.

Relata e Xhafer Deves më qëverinë amerikane, CIA, FBI, etj. Janë të gjitha illuzione. Në Amerike Deva me gruan e tij, dy nga tre femijt e tij, Prof. Gaqo Goga, Prof. Miftar Spahija, Prof. Ramazan Qosja me familje, një prof, nga trojët shqipëtare të Maqedonisë, Mark Shala, dhe familja e jonë kemi përfituar nga një ligj i veçantë që Presidenti Eisenhower pat firmosur në atë kohë për emigrant nga Evropa lindore. Kurkush tjetër nuk ka ndikuar në këtë ëështje. Nga aeroporti i Romes kemi shkuar në Islandë, nga Islanda në Kanada, e prej Kanada në New York. Prej aeroportit të New York-ut familja e ime dhe ajo e Deves kemi udhëtuar për në qytetin Boston, veças. Të gjithe nga ky grup kemi pasur “Green Kartën” që të jep statusin e banorit të përhershëm, ku i ke të gjitha të drejtat, përveç votimit. Kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë. Shtetësia është një gjë krejt tjetër, për të cilën duhet të presësh 5 vjet, dhe atëherë mund të aplikosh për të në gjygj, jo në qeveri. Ka plot njerezë që nuk e kanë marrë shtetësinë duke menduar që kjo atyre u kompërmetone shtetësinë Shqipëtare. Komentët që po bëhën, si p. sh. “Mbasi Amerika e ka pranuar Xhafer Deven” etj. është krejt e palidhje.

Në Boston të nesërmen unë, dhe Deva (jo së bashku) jemi paraqitur në zyrën e një managjeri të Hotelit Statler, që atëherë ishte hoteli më i njohur në atë qytet, dhe jemi takuar me Vasil Carollin, një shqiptaro-amerikan të lindur në SHBA. Ky ishte veteran i Luftës së Dytë, dhe kishte qënë në shtabin e presidentit gjatë luftës. Ky kishte zënë kos për presidentin, gjë që presidentit i pëlqente shumë. Askush tjetër nuk ka pasur dorë në punsimin tonë. As qeveria, as agjensitë informative, as shoqatat Shqiptare në Boston. Ato dy shoqata që mezi egzistonin në Boston kishin humbur krejt kredilibitetin e tyre, edhe në qarqet qeveritare të SHBA, edhe në ato të ish anëtarve të tyre, duke vepruar si vegla qorre të qeverisë komuniste të Shqipërisë. Këtë gjë e spjegon edhe Kosta Çekrezi në librin e tij. Ata na quajshin neve tradhëtarë.

Gjatë fundjavës, Deva shpesh na bente vizitë. Me kujtohet që çdo herë që nana ia jepte kafën Deves, ai e refuzonte, duke thënë: Jepua grave, sepse ne e humbëm luftën.

Deva në Statler gatuante me plis të bardh. Kur njëherë i tregova Ibrahim Farkes nga Tirana për këtë, ai me tha: pse nuk ia more një fotografi që ta kishim. Ibrahimi ishte nenkryetar i Lidhjes Katundare të kryesuar nga Said Kryeziu.

Deva nuk ka pasur pretendime, as illuzione. Ai e kishte kuptuar situatën e tij, dhe se koha e tij kishte kalur. Për të kuptuar këtë më thellë lypset të njohish marrëveshjën e tij me Said kryeziun, fill pas formimit të Komitetit Kombetar Shqipëria e Lirë.

Deven e kam njohur edhe më mire në New York, kur ai banonte në apartamentin e Destan Berishës për afër një vit, në Allen Street në “Downtown” New York. Këtu ishte qëndra e të ikurëve politikë të pas-Luftës së Dytë.

Në përfundim, Deva nuk është kandidat i preferuar, për këtë projekt.

Nuk fitojmë asgjë, dhe humbin respektin e tërë botës. Si Fashizmi, Nazizmi, dhe Komunizmi janë të diskredituar dhe jo të pranuar ne botën e qytetëruar.