Pritje nga Misioni i Shqipërisë në OKB, me rastin e anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit (2022-2023)

Merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

 

Nga Beqir Sina

MIDTOWN – MANHHATAN NY: Pritja e organizuar nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, u mbajt në lokalin super-klas “Cipriani”, në qendër të Nju Jorkut, para rreth 300 pjesmarrësve. Dhe, u organizua me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në ceremoni merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB Abdulla Shahid, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara Ferit Hoxha, ambasadorë të vendeve anëtare në OKB, si dhe kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams, dhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA,etj.

Ambasadori Ferit Hoxha, në cilësinë e mikëpritësit në hapjen e kësaj pritje theksoi se në ketë ceremoni gala, po nderohej nga të gjithë edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndërsa të pranishëm tha ai janë edhe disa përfaqësues të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të cilët i faleminderojë në mënyrë të veçantë.

Duke shtuar se në ndërkohë pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, janë një moment i veçantë, pasi përkon me anëtarësimin e përkohshëm të shtetit tonë në këtë instancë ndërkombëtare, dhe në një takim formal me sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres.

Më pas përshëndeti këtë pritje organizuar nga Misioni e Pershershem i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili shprehu përgëzimet e tij për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. “Nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria do ta ndërtojë më tej punën mbi angazhimin e saj afatgjatë për paqen dhe sigurinë dhe mbi historikun e angazhimit të saj të fuqishëm me organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, për të forcuar punën e Këshillit.” – u shpreh Shahid gjatë ceremonisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, në fjalën e saj përshëndetëse e vlerësoi mandatin si një përgjegjësi dhe privilegj të madh për vendin. “Për herë të parë, 66 vjet pasi u bë anëtare e OKB-së, Shqipëria ka mundësinë të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.”- u shpreh Ministrja e Jashtme Xhaçka.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën e saj theksoi se ulja e Shqipërisë në një nga tryezat e vendimarrjeve më të rëndësishme në botë është mbi të gjitha përgjegjësi. “Ndërsa diskutonim mijëra detaje që përmban ky mandate, të gjithë e ndjemë dimensionin historik të tij. Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë”.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama në përshëndetjen drejtuar të pranishmëve theksoi se “Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspiratat tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.”
gjatë tre shekujve të fundit”.

Ndonëse një vend i vogël, Rama tha se Shqipëria si pjesë e kësaj tryeze të rëndësishme në Kombet e Bashkuara do të punojë gjithmonë për të evituar konfliktin dhe për të arritur paqen. “Për një organizëm kaq të fuqishëm sa Këshilli, të mos jetë i drejtë nuk mund të jetë alternativë, ndaj duhet të bashkohemi me drejtësinë, pasi nuk do të ketë paqe pa drejtësi. Siguria nuk mund të vendoset e jo më të zgjatë, pa u vendosur drejtësia. Kështu, mendimi ynë është se Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë, por edhe vendosjen e drejtësisë, llogaridhënies. Përmes llogaridhënies do të mund të shkojmë drejt pajtimit, që çimenton paqen e qëndrueshme”.

Pritja e organizuar nga Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, mbajtur në lokalin super-klas “Cipriani”, në qendër të Nju Jorkut, u hap me hymnim e Shqipërisë, kënduar nga tenori i njohur Kreshik Zhabjaku. Gjatë pritjes në ballë skenës ishin vendosur flamujt e Kombeve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa në ekranin “gjigand” shfaqeshin vazhdimisht pamjet e Shqipërisë turistike. Kurse Trioja Faton Macula kitarë, Mira Konçi këngëtare dhe Kreshnik Zhabjaku Tenor, shoqëruan pritjen me këngë të muzikës së leht dhe klasike.

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Edi Rama, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, sot do të kenë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Uashington.

 

One Response to “Pritje nga Misioni i Shqipërisë në OKB, me rastin e anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit (2022-2023)”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    Me habiten pamase KEPUCET ME QAFA qe ka veshur rama i “mirepritur” ne ate pritje te organizuar ne lokalin super class ne qender te Manhatanit?!