Moskë, 16 shkurt 2022 – Zyrtarët e Rusisë janë tallur me Perëndimin për shkak të paralajmërimit se Moska mund ta pushtonte sot Ukrainën.
“Dëshiroj t’u kërkoj burimeve dezinformuese amerikane dhe britanike nëse mund ta publikojnë kalendarin e pushtimeve të ardhshme për këtë vit pasi po planifikoj pushimet”, ka shkruar Maria Zakarova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, në rrjetin social Facebook.
Ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Çizhov, ka thënë se luftërat në Europë “rrallëherë kanë nisur të mërkurave”.
Ndërkaq, zëvendës-ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitri Poljanski, raportohet të ketë thënë se liderët perëndimorë “duhet të shkojnë tek një doktor për paranojat e tyre”.
Më herët edhe Kremlini konfirmoi se vetë Presidenti rus, Vladimir Putin, tallet me raportimet e mediave amerikane se lufta e Rusisë me Ukrainën do të niste sot.
(A2CNN)