New York: Pritje solemne me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës


Nga Beqir SINA

NEW YORK
Republika e Kosovës festoi 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Që nga viti 2008, Kosova është njohur si shtet i pavarur nga mbi 115 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Shqiptarët në zonën e “Tri Shtetshit” komuniteti më i madh në SHBA, për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurtin e festoi më një serë veprimptari solmne gjatë gjithë ditës.
Me 17 Shkurt – ditën e paparësisë Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork organizoi në “Kimberly-Hotel” në New York  një pritje solemne në shënim të 14 vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
Të ftuar në këtë pritje ishin përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në New York, vendeve që e kan njohur dhe që nuk e kan njohur Kosovën, përfaqsues nga autoritetet e qytetit , diplomatet e të dy vendeve tona dhe lider të komunitetit, biznesmen, artist , student dhe përfaqësues nga diaspora jonë në New York dhe shtetet për rreth, Newj Jersey, Connecticut dhe Pensylvenia.
Në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, Konsulli i Pergjithshëm Ambasadori Frymëzim Isufaj vuri theks në arritjet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur Kosova gjatë këtyre 14 vjet pavarësi  të shtetndërtimit, ndërsa faleminderoi disa nga personalitetet pjesmarrse veprimtar të dalluar të komunitetit,  kontribueseve në rrugëtimin e Kosovës drejt Prosperitetit, dhe zhvillimit të Kosovës.
Mbas fjalës së Konsullit të Pergjishem , Ambasador Frymezim Krasniqi, festën e pavarësisë së Kosovës e përshëndeti nga Misioni i Perhershem i ShBA-ve ne OKB, Ambasadori Richard Mills, Misioni i Perhershem i Shqiperise ne OKB, Ambasadori Ferit Hoxha. 
Ekzemplar origjinal i Deklarates se Pavaresise se Kosoves te ruajtur ne Muzeun e Kosoves u dhurua me këtë rast nga veprimtarja Lumi Hadri Devine.
Në ndërkohë bendi muzikor i Faton Macules  i cili intonoi himnin e Republikës së Kosovës, mbas fjalimeve përshëndetse për t’I lënë vendin një atmosferere të këndshme të argëtimit interpretoi mozaik me muzik, dhe këngë për pavarësinë e Kosovës të kënduara nga këngëtarja e njohur Arbërie Hadërgjonaj.
Të pranishmit vijuan festën me shkëmbimin të bisedave e urimeve miqsore të shoqëruar me ushqim tradicional dhe verëra nga prodhimi më i mirë kosovar nga Kantina e verês “Stone  Castel” e Rustem Gecit.