Munih, 18 shkurt 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten, më 18 shkurt, e ka takuar komisionerin e Bashkimit Evropian për buxhet dhe administatë, Johannes Hahn.
Kurti ka bërë të ditur se nëpërmjet komisionerit Hahn ka kërkuar më shumë fonde nga Bashkimi Evropian.
“Integrimi evropian ka të bëjë me reforma të lidhura me vlerat e BE-së. Me indikatorë të mirë ekonomikë dhe performancë në sundimin e ligjit ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. Eurokomisionierit për buxhet dhe administratë, Johannes Hahn, i kërkova më shumë mbështetje për edukimin dhe punësimin e të rinjëve”, ka shkruar Kurti në Twitter.
EU integration is about reforms linked to EU values. W/ 🇽🇰 good econ. indicators & performance in rule of law we must receive more funds from the EU. I asked @JHahnEU, 🇪🇺commissioner for budget & administration for more support for education & employment of our youth.#MSC2022 pic.twitter.com/nzFOjqbHTx
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2022
Kurti është takuar me komisionerin Hahn në Munih, në Gjermani, ku ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare e sigurisë.
Kryeministri i Kosovës po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
(r.m.)