Kiev, 20 shkurt 2022 – Ushtria ukrainase ka njoftuar se dy ushtarë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në granatimet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës të shtunën.
Sipas njoftimit, separatistët kanë hapur zjarr në më shumë se 30 vendbanime përgjatë vijës së frontit. Ata kanë përdorur artileri të rëndë, e cila është ndaluar me marrëveshjen e armëpushimit që synonte ndërprerjen e konfliktit afatgjatë në rajon.
Një zëdhënës i partisë së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në një deklaratë për medie, të shtunën, njoftoi se një grup ligjvënësish ukrainas dhe gazetarësh të mediave të huaja që e vizituan zonën e konfliktit janë sulmuar të shtunën nga separatistët, prandaj ata u desh të evakuohen.
Separatistë e akuzuan Ukrainën për granatimet në zonat e kontrolluara prej tyre. Ata thanë se ishin të detyruar të reagonin “në përputhje me rrethanat”.
Incidentet përgjatë vijës që i ndan forcat qeveritare ukrainase dhe separatistët u shtuan pas ndjeshëm këtë javë.
Qeveria ukrainase i cilësoi ato si provokime të Rusisë. Ajo I hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina mund të nisë një ofensivë në Donbas, në Ukrainën lindore.
(r.m.)