Neandertalët


Astrit Lulushi

Nëse njerëzit e shpellave ishin më të fortë se njerëzit modernë, atëherë pse u zhdukën? Bëhet fjalë për Neandertalët. Ata ishin më të fortë dhe më të zgjuar se ne. Ka pasur shumë diskutime pse Neandertalët u zhdukën. Teoria më e njohur është konsumi i energjisë. Truri është konsumatori më i madh i energjisë për trupin duke përdorur rreth 20% të fuqisë totale. Një tjetër faktor i konsumit të energjisë është lëvizja dhe Neandertalët mendohet se kanë qenë mbase vrapues, por jo të distancave të gjata. Neandertalët kërkonin më shumë kalori sesa njerëzit dhe kishin nevojë të gjuanin më shpesh. Meqenëse bota ishte në një epokë akullnajash dhe ushqimi ishte i pakët, mendohet se Neandertalët vdiqën nga uria dhe nga gjuetia jonë për ushqim. Pra, nuk duket se më i forti mbijeton. Ndoshta Bota i përket atij që është i pafuqishëm.
Cila është përqindja më e lartë e ADN-së së Neandertalit e gjetur në një njeri modern? Shumica e aziatikëve dhe evropianëve kanë 1–2% ADN të përbashkët me Neandertalët, ndërsa Nën-Saharianët, të cilët nuk u larguan nga Afrika, kanë jashtëzakonisht pak ose aspak.
ADN-ja e Neandertalit është një përqindje shumë e ulët e materialit tonë gjenetik. Në fakt, shumë prej nesh, linjat e gjakut të të cilëve konsideroheshin më shumë Neandertale, janë në fakt me origjinë Denisovane, specie “binjake” të Neandertalëve që migruan në Azi. Përhapja e gjeneve Denisovane është më e përqendruar mes autoktonëve në Australi, Papa Guinea e Re dhe Indonezi. Përhapja e gjeneve Neandertale është më e gjerë dhe çuditërisht e gjen veten në përqendrim të lartë mes autoktonëve në Amerikën veriore, dhe përgjatë skajeve të Azisë Lindore dhe Rusisë.