Mbajeni a mbyteni

Astrit Lulushi

Astrit Lulushi

Dikur, me ndihmën e Fuqive, një shtet u krijua; kjo rezultoi katastrofë, duke shkaktuar ngritjen e një epoke të artë të korrupsionit dhe çdo lloj krimi. Po të gjurmohet jeta e të zvetnuarve, kupton se të dëbuarit e perandorisë, me ndihmën evropiane, formuan një principatë, pastaj kaos, më pas mbretëri, diktaturë çnjerëzore, njeriun e ri, dhe demokraci të egër, me njerëz të cilët meritojnë të quhen ‘Popull’ vetëm sepse votojnë gjithmonë ‘Po’; pastaj dolën nëpër botë, ndaluan në çdo port, bën kërdi përgjatë kontinentit – shpesh të regjistruar nga qeveritë e vendit të tyre – plaçkitën, përhapën kudo të zeza; dhe fara që mbillet korret.

“Shqipëri….., s’të kuptova asnjëherë

O të humbur shqipëtarë,
Seç qenkeni për të qarë!
Për të qar’ e për të sharë,
Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,
Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!
Sa u lodhn’ e sa ju ngopnë
Ju gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,
Ju punoni, ata hanë!
Nuk ju lan’ as pakë nderë
Q’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kini
Unji kryet dhe po rrini.
I duroni vet armiqtë;
Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,
Kleçk e lodra të Stambollit.
Në mos u shove fare,
Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,
Fustançjerr’ e këmbëzbathur
Zemërohuni një herë,
Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallë
Të ju ndritin yj mi ballë,
Ti frikësoni zuzarët
Ç’i shuan shqipëtarët,
E në vend tuaj të rroni
Si të doni e si të thoni!”


Faik Konica

Kjo poezi e shkruar më 1901, aktuale edhe sot, kur sheh sesi është katandisur vendi.

One Response to “Mbajeni a mbyteni”

Read below or add a comment...

  1. Thanas Gjika says:

    Astrit Lulushi, si gjithnjë përmes sintezash e alegorish fshikullon ashpër nënshtrimin e shqiptarëve ndaj sunduesve, kuptohet ndaj sunduesve të 30 vjetëve të fundit, si Faik Konica goditi dikur sundimtarët turq, mbretin Zog, etj…