Nga Beqir SINA – Bronx NYC
Komuniteti shqiptar protestoi të shtunën, për më shumë se 1 orë, në lagjen Morris Park, në Bronx, New York, pasi ceremonia e emërtimit të rrugëve që ishte planifikuar prej muajsh ishte pezulluar nga Bashkia dhe për këtë akuzoi drejtpërsëdrejti këshilltaren e re Marjorie Velazquez.
Kryqëzimi i dy rrugëve të një lagje në Bronx rrugës Tenbroek dhe Morris Park, supozohej të riemërohej Fan Noli Way, një i ish diplomuar në Harvard, një shekull më parë i cili dikur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe themelues i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Ai edhe qe një nga bashkëthemeluesit e Shoqërisë Vatra.
Më shumë se 200 shqiptarë, zyrtarë të zgjedhur të New Yorkut, liderë dhe veprimtarë të komunitetit shqiptar dolën për të shprehur atë që ata e quajtën zhgënjimin e tyre që emërtimi i rrugës “ Fan Noli Way” nuk u bë ditën që kishin planifikuar.
Ata thanë se dita e shtunë 26 Shkurti ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për një ceremoni të tillë , pasi Federata PanShqiptare Vatra, e themeluar nga Fan Noli dhe disa figura të tjera 110 vjet më parë, po mbante Kuvendin e saj, në qendrën kulturore komunitare “Illyria“, në Spitalin “Jacobi” (Xhakobi) duke zgjedhur kryetarin dhe kryesinë.
Organizatorët e protestes, një grup aktivistësh shqiptar, thanë se Këshilli Bashkiak i qytetit të New Yorkut miratoi emërtimin e rrugës dhjetorin e kaluar, por anëtarja e këshillit Marjorie Velazquez nuk i dorëzoi një formular Departamentit të Transportit të Qytetit të Nju Jorkut për të riemërtuar zyrtarisht rrugën sot.
Kjo forme e “merzitëshme” burokratike ngjalli dyshime dhe reagim në komunitetin shqiptar i cili u ndje i “anashkaluar dhe i injoruar.
“Ky është diskriminim. Këshilltarja po minon komunitetin shqiptaro-amerikan këtu. Nuk e di se çfarë po ndodh në mendjen e Marjorie Velazquez”, tha Ornela Beshiri, aktivistja shqiptaro-amerikane e cila moderoi protestën. Ajo është banore e Bronx-it dhe shërben në Bronx Community Board 11.
“Ajo nuk po e përfaqëson komunitetin shqiptaro-amerikan në mënyrën e duhur”, u shpreh Beshiri.
Himni Kombëtar Amerikan dhe Shqiptar hapi protestën.Ndërsa Pastori Hernquist bëri bekimin e protestes.
Me një minutë heshtjeje për Ukrainën të pranishmit shprehen respekt për viktimat e sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj pushtimit të Ukrainës.
Më pas protestën e përshëndeti edhe kryetari i Vatrës – Elmi Berisha. Kurse një grup fëmijësht të drejtuar nga këngëtaria Valbona Peraj nga grupi i shkollës Alba Life – këndojë këngën “Xhamadani Vija – Vija” .
Zyrtarë të zgjedhurit zonës ku ndodhet rruga e kësaj lagje , iu bashkuan protestës së komunitetit shqiptar. Aktivistja Ornela Beshiri permendi dhe përgëzoi për pjesemarrjen : Ardhmir Malziu zyrtar i zgjedhur në distriktin e 80, Tiz Nastasio, John Doyle, përfaqesuesin në Distriktin 82-të dhe Kryetarin e Bordit të Komunitetit Bronx 11, Al D;Angelo, Presidentin e Shoqatës së Komunitetit Morris Park, anëtarët e Bordit të Komunitetit Bronx 11 aktivisten shqiptare- Edit Shkreli, Christian Amato, Veronica Castro, Gene DeFrancis – dhe përfaqesuesin nga Shoqata Ndërkombëtare e Tregtarëve Allerton.
Në solidaritet me komunitetin shqiptar ishin edhe Asambleisti Michael Benedetto, anëtari i këshillit Rafael Salamanca dhe Senatoria e Shtetit Nathalia Fernadez, e cila përshëndeti me disa here në fjalen e saj edhe në gjuhen shqipe.
Ish-anëtari i Këshillit Mark Gjonaj e quajti veprimin e këshilltares së re Majorie Vekasquez një akt të « papergjegjshem ».
Ai dhe bashkëqytetarët e tij shqiptarë thanë se po diskriminohen. Gjonaj u bëri thirrje me megafon të pranishmeve dhe Komunitetit shqiptar ta nënshkruanin një peticion për të shpresuar që rruga të riemërohet zyrtarisht në muajt e ardhshëm.
Asambleisti i Shtetit Michael Benedetto (D-Bronx), i cili përfaqëson zonën e Morris Park, tha se është për të ardhur keq që riemërtimi i rrugëve nuk po bëhet.
“Do të ishte një gjë e mrekullueshme për komunitetin shqiptaro-amerikan. Nuk e di pse ka një pengesë”, tha Benedetto.
Asamblistja e Shtetut Nathalia Fernández tha: “Nuk kishte asnjë arsye për këtë çështje të panevojshme. Unë qëndroj në solidaritet me komunitetin shqiptar dhe kolegët e mi në thirrjen për një zgjidhje të shpejtë.
“Unë solidarizohem me të gjithë ata që janë lënduar nga ky veprim dhe shpresoj që ta korrigjojmë këtë gabim, » pohoi Fernandez.
Për Rafael Salamanca emertimi “Fan Noli është për gjithë komuniteti shqiptar të cilët e meritojnë të nderohen për kontributin e tyre në komunitetin tonë të Bronx-it dhe NY në tërësi. « Fan Noli është një figurë ikonike e komunitetit shqiptar dhe rruga u emertua dhjetorin e kaluar dhe u miratua për t’u nderuar me anë të një bashkëemërtimi të rrugëve. “
Mediat lokale iu drejtuan zyrës së Velazquez për të mësuar më shumë se ku qëndron riemërtimi. Ajo siguroi se nuk e ka bllokuar qëllimisht.