Mbrëmjen e kësaj të marte ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka thirri në takim përfaqësues nga Korit Diplomatik në Tiranë
Knid Denion Ndrenika
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se bota po përjeton dhimbjen e luftës nga agresioni i Rusisë në Ukrainë për herë të parë që nga genocidi i serbëve kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës.
Zonja Xhaçka i informoi diplomatët e huaj dhe sanksionet ekonomike dhe individuale të Shqipërisë njejtë si Uashingtoni dhe Brukseli kundër Rusi, presidentit Vladimir Putin, zyrtarëve të tjerë dhe në çdo lëmi.
Ministrja ftoi gjithashtu diskutimin e mënyrave të bashkëpunimit për të rritur përpjekjet pas agresionit rus ndaj Ukrainës.
Zonja Xhaçka theksoi se lufta në Europë erdhi nga Rusia, e paprovokuar dhe se Shqipëria mbetet në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën
“Për ne në Ballkanin Perëndimor kjo është veçanërisht e dhimbshme, sepse ende kujtojmë imazhet e tmerrshme nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Si një rajon që ka përjetuar ndërhyrjen ruse për tensione dhe konflikte, ndihemi të shqetësuar. Lufta ka mbërritur në Evropë, sepse Rusia vendosën se nuk mund të jetonin me një Ukrainë paqësore dhe demokratike”.
Agresionin e Rusisë e ridënuan gjithashtu në këtë takim ambasadorët e Ukrainës, Volodymir Shkurov, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim dhe Bashkimit Europian, Luixhi Soreka.