Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se sanksionet përfshijnë presidentin Vladimir Putin dhe zyrtarë të lartë rusë
Knid Denion Ndrenika
Shqipëria vendosi sanksione kundër Rusisë përfshi presidentit Vladimir Putin pas agresionit kriminal ku ndër Ukrainës.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sanksionet përfshijnë gjithashtu ndalimin e hapësirës ajrore për aviacionin e Rusisë.
Mbrëmjen e e kësaj të diele sipas ministres Xhaçka, Shqipëria dëshmoi përsëri bashkimin dhe njehsimin e politikave të saj me aelatët perëndimorë, Uashingtonin dhe Brukselin.
Nga sanksionet e pësojnë më shumë se 600 subjekte rusë, përfshi bizneset përveç rastete të emergjencave humanitare.
“Ngrirjen e aseteve që nga Presidenti rus, Ministri i Punëve të Jashtme, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse Këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte, ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga Bashkimi Europian, është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe biznesin”.
Ndërkaq, në Tiranë u protestua nga qindra persona përpara ambasadës së Rusisë.
Protestuesit dënuan dhunën, agresionin dhe politikat e Federatës Ruse ndaj demokracisë botërore, shtetësisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.