Presidenti Ilir Meta tha se vëmendje duhet për reflektimin e mundshëm në sigurinë e Shqipërisë dhe në Ballkanin Perëndimor
Knid Denion Ndrenika
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë dënoi agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.
Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria bashkohet me aleatët në dënimin e ashpër të sulmit rus.
Për presidentin Meta agresioni në Ukrainë kërcënon paqen dhe sigurinë në Europë dhe më gjerë.
Rusisë iu bë thirrje të rikthehet në dialog dhe të braktisë rrugën e dhunës.
Shqetësim përbën reflektimi në sigurinë e Shqipërisë dhe në Ballkan:
“Në koordinim të plotë me aleatët dhe me partnerët, si sa u përket angazhimeve tona ndërkombëtare, ashtu edhe në raport me sigurinë në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, shtet i pavarur dhe sovran. Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare”.
Në mbledhjen e Këshillit nuk morën pjesë kryeministri dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme.
Ndërkaq kryeopozitari demokrat Lulzim Basha shpërndau postimin e kryeministrit britanik në krahasimin e pavend të Ukrainës me ndërhyrjen kundër genocidit në Kosovë.