Manifestimi për Martirin e Demokracisë, Nikë Marnaçaj
Nga Beqir Sina
NEW YORK, NY: Në Valhalla – Westchester County, ditën e dielë, në prani të autoriteteve lokale, shtetërore dhe disa përfaqësueseve të komunitetit, liderve dhe klerikve, në përkujtim të Martirit të Demokracisë – Nick Marash Mernaçaj, i cili në moshën 31 vjeçare, humbi jetën tragjikisht gjatë përpjekjeve për liri e demokraci, në Atdhe, u mbajtë manifestimi tradicional vjetor.
Në 23 vjetorin e vdekjes së tij si çdo vjet në shtizën e lartë të parkut rekreativ “Kensico Dam Plaza”, u ngrit edhe Flamuri Shqipëtar, përkrah flamurit të SHBA, me rastin e asaj që Prefektura e Westchester County-t, e ka shpallur me proklamatë si “DITA E LIRISË SË SHQIPERISË”.
Prefektura e Westchester County-t, ka treguar se cila ka qenë arsyeja që prefektuara në çdo fund prilli kujton me shënimin e kësaj dite Nik Mrnaçajn, në këtë vend – ku është ngritur vitete e fundit dhe memoriali i viktimave të 11 shtatorit 2001, e cila simbolizon të gjithë ata që luftuan për liri e demokraci ane mbanë botës.
Arsyeja e tyre lexohet në motivacionin e Proklamatës, ku është e shkruar se : “Liria dhe drejtat e njeriut janë një drejt që duhet ta ketë çdo popull – pavarësishtë, kombësisë, racës dhe besimit të tij fetar, politik e tjerë.
Mbasi për këtë të drejtë, me mijëra gra e burra, fëmijë e të moshuar u presekutuan dhe u shtypën vetëm sepse luftuan për liri dhe demokraci.
Prefektuar e Westchesterit – New York, është e bekuar që këtu jetojnë edhe shqiptarët, të cilët njihen si njerëz të ndershëm, punëtor dhe të dedikuar. Njerëz që vazhdimisht dhe në mënyrë konstante kanë punuar e luftuar për vendin e tyre – edhe kundra regjimit diktatorial komunist në Shqipëri- për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.
Kanë luftuar kundra shtypjes, për të fituar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve në Shqipëri dhe të gjitha trojet e tyre.”
Ndryshe, nga heret e tjera, kësaj rradhe pjesëmarrja ka qenë masisve e shqiptarëve. Në këtë manifestim morën pjesë dhjetëra vetë. Për të marrë pjesë kishin ardhur edhe disa përfaqësuesit e shoqatës Vatra, nga Detroiti, Florida, dhe zona e Tri – Shteteve, mjetet e shtypit nga diaspora dhe Shiqpëria, si dhe shumë të rinjë e të reja, familja Marnaçaj – axhallarët e të afërmit e tjer, miq e shok si dhe media shqiptare në Amerikë.
Programi i këtij manifestimi është ngritur mbi një konceptim të ri, me qëllim që kjo veprimtari të bëhet edhe më e larmishme, dhe më tërheqëse për një pjesmarrje sa masive, dhe kjo nëprmjet të shoqërive kulturore artistike në komunitet, Shoqërisë Kulturore Artistike Kelmendi e cila është nga vendlindja e e familjes Mrnaçaj, Kelemndi, dhe SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj).
Zoti Rob Astorino(Westchester County Executive)- Prefekti i Qarkut, mik i shqiptarëve, mori pjesë në këtë ceremoni përkujtimore, së bashku me lider fetar dhe të komunitetit, përfaqësues të disa shoqatave dhe organizatave, përfshirë, kryetarin e Vatrës, dr Gjon Buçaj, asamblesitin e parë shqiptarë në Amerikë, zotin Mark Gjonaj, sekretarin e shoatës Çamëria në SHBA, inxh. Sali Bollati, dhe anëtarin e Senatit të Partisë Lëvizja e Legalitetit Musli Mulosmani
Drejtuesi i aktivitetit zoti Sokol Smajlaj, u prezantoi pjesmarresve, autoritetet lokale dhe mysafiret e nderit, nderkohe qe i ftoi të pranishmit të percillnin dy hymnet kombetare, ate Amerikan dhe Shqiptar. Me pas ai i ftoi të pranishmit qe të mbanin një minute heshtje për perkujtimin e Nikes, dhe të te gjithë atyre deshmoreve të flijuar për liri e demokraci.
Në fillim të fjalës së hapjes së këtij kremtimi vjetor, udhëheqësi i kësaj veprimtarie zoti Sokol Smalaj, falemnderoi, të gjithë pjesmarrësit, bashkëvendasit e tij, përfaqësuesit e institucioneve shtetrore dhe fetare, liderve të komunitetit, mediaeve në komunitet, ish bashkëpuntorët e Nick Mrnaçajt, që në ato kohë përpjekjesh dhe skarificash të mëdha, bënë shumë për Shqipërinë dhe Kosovë, duke deklaruar të hapur këtë veprimtari, në nderim të Ncik M. Mrnaçajt.
“Ndoshta, mund t’a presim me çudi të ligët, fjalën kremtim në këtë premeorie dedikuar këtij martiri, që vdiq tragjikisht në shërbim të Zotit dhe të Kombit, tha duke e bekuar këtë veprimtari, Diakon Marash Shkreli, i cili foli në emër të Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë – Zoja e Shkodrësduke shtuar se ishte ai që sakrfikojë jetën e vetë për familjen e tij, kombin e tij dhe fenë e tij – për demokracinë, dhe, ashtu si ka thënë dhe poeti ynë i madh At Gjergjë Fishta, se : Martirët nuk vdesin kotë – Martirët e një Kombi jetojnë gjithmonë në zemart e mendjet tona, jetojnë gjithmonë në kujtimin e Kombit të tyre, për të cilin jetën e napin” u shpreh Skreli .
Më pas ai tha se fati që Nicka, u rritë dhe u edukua rreth votrës familjare ku urata dhe shprehja e dashurisë për Zotin dhe Kombin ishnin të pandashëm, ashtu sikur se është dhe vetë “mishi dhe ashti”, dhe i frymëzuar nga kjo dashuri, Nicka, jo vetëm që nuk e kurseu veten , por si një liridashës i njohun, i dhuroi jetën e vetë vëllezërve dhe popullit të tij – u shpreh në fjalën e tij Diakon Marash Shkreli.
Zoti Rob Astorino(Westchester County Executive)- Prefekti i Qarkut, e përshëndeti me një fjalë rasti këtë veprimtari.
Kurse, anëtari i Kuvendit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj duke përshëndetur këtë manifestim tha se “Jam i nderuar të marrë pjesë në këtë veprimtari, kushtuar këtij djali të kësaj familje, këtij vëllau, këtij shoku dhe shqiptari, i cili dha jetën e tij i motivuar për një çështje, Nick, “ishte nga ata “luftëtar” që atëher kur nuk kishte një zë – ai dontë të dëgjohej ai zë, kudo në mesin tonë “.
Kreu i vatranëve Kryetari i Shoqatës Vatra, Dr. Gjon Buçaj, tha se përulemi me nderim të madh përpara këtij njeriu, dhe të gjithë atyre që u flijuan duke luftuar kundër diktaturës komuniste, asaj diktature, e cila e presekutojë familjen Marnaçaj në atdhe. Andaj vetflijim i Nicks, këtij djali të Marrashit dhe Mrijes, është krenaria e juaj dhe e këtij komuniteti, i cili na nderon me njerëz të till përkarshi autoriteteve vendore të këtij qarku, dhe përfaqësuesit e shtetit shqiptarë dhe të Kosovës, me shqiptarë si zoti Mark Gjonaj, asambleisti i parë shqiptarë në SHBA, i dalë nga gjiri i këtij komuniteti”
Dr. Gjon Buçaj, theksoi më pasë që të vazhdojë kjo traditë me përkujtimin e Nick Mrnaçajt, për të “Kujtuar dhe kurrë për të mos harruar, atë se fryma e demokracisë dhe e lirisë, është gjallë ashtu si dhe ishte në ato kohë më të vështira, për këtë mërgat, duke ua përcjellur gjeneratave të reja”
Përfaqësuesi i Kosovës, në Nju Jork, zoti Fatmir Zajmi – konsull i Kosovës, gjeti rastin të përshëndeti këtë veprimtari në emër të Ministrit të Diasporës zotit Ibrahim Makolli, i cili gjendet për koicidencë në SHBA, dhe të Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, Ambasadorit Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm, duke i përgëzuar familjarët dhe autoritet vendore të komunës së Westchesterit, për këtë aktivitet të bukur kushtuar Nick Mrnaçajt”
Më pas, zoti Sali Bollati, në fjalën e tij tha se :’Ne krenohemi që kujtojmë një veprimtari të till – e cila është kthyer në simbol të bashkimit të shqiptarëve, ashtu si dhe thoshte dhe At Gjergj Fishta , mbasi ne shqiptarët si çamët apo edhe ju malësorët, të gjithë shqiptarët ngado që janë, kemi të njëjtën gjuhë, të njëjtat zakone, dhe të njëjtën veshje popullore, tha veprimtari i dalluar i çështjes Çame në SHBA, inxhinier Sali Bollati, duke shtuar se të paktën ne në SHBA kemi arritur për t’u bashkuar me njeri tjetrin, si shqiptarë dhe duke përfituar nga ky rast urojë që një ditë edhe Çamëria të jetë pjesë e gjithë Shqipërisë të jetë e jona “.
Duke marrë fjalën në këtë kujtim, zoti Musli Mulosmani, theksojë se si një veprimtarë i vjetër i çështjes kombëtare, ishte nder e pervilegje që ai të marrë pjesë në këtë përkujtimore, të kësaj familje të nderuar, e cila së bashku me familjen te tij Mulosmanët, miq dhe shokët, luftuan dhe sakrifikuan së bashku për lirinë dhe demokracinë”
Zoti Musli Mulosmani, një nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare në SHBA, veterani i Legalitetit, më tej tha se ishte fati i mirë, sië e quajti ai që na bashkojë në përpjekjet tona disa vjeçare në luftën e pa kompromisë që bëmë rrugëve dhe shesheve të kurbetit edhe këtu në Amerikë, kundra komunizmit, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, pa shkajun mbi krye –
“Jemi me të vërtet krenarë”, tha Mulosmani, “se kemi se çfarë u lëmë pas fëmijve tanë dhe brezave të rinjë, që edhe ata të ndjekin rrugën tonë, për bashkimin e të gjitha trojeve në Shqipërinë Etnike, mbasi ky është mesazhi im dhe i familjes time, për këtë ditë që ju kujtoni në nder dhe respekt të birit tuaj Nick Mernaçaj, tha patrioti Musli Mulosmani, duke i bërë thirrje familjes që gjithmonë ta kujtojnë këtë ditë, kur 23 vjet më parë vdiq djali i tyre Nick Mrnaçaj”.
Ai në fund kujtoj me nostalgji gjithashtu atë kalvarin e gjate të vujatjeve të familjes Marnaçaj, familjes së tij dhe bashkëshortes Servetes, nëpër kampet e ineternimit dhe burgjet e diktaturës komuniste, në Shqipëri.
Në emër të nënës së Nik Marnaçajt, Mrisë, babait Marashit, vëllezërve të tij Paulinit dhe Aleksit, të vesë Maries, axhallarve foli dhe përshendeti duke ju faleminderuar të gjithëve i biri i i Nickës, avokat Maichel (Mikel) Marnacaj.
Ky program ishte i gërshetuar me këngë e valle të shoqërive kulturore artistike në komunitet, Shoqërisë Kulturore Artistike Kelmendi, e cila është nga vendlindja e familjes Mrnaçaj, Kelemndi Malësia e mbi Shkodrës, dhe SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj). Ata kënduan këngë me motive krahinore të krahinës së Kelmendit, si dhe një këngë për Nick Mrnaçajn, shkruar nga poeti kelmendas Gjovalin Luma. Ndërsa, SHKA Bashkimi Kombëtar( me drejtues Gjergj Dedvukaj) interpetuan me Tom Gjegjin dhe aktorin Shaban Lajçi nën shoqërinë e instrumentistve dhe grupit të fëmijve të Shkollës Shqipe këngë popullore patriotike.
Kjo ceremoni, u mbyll me ngritjen e flamurit shqiptar në shtizën e lartë të parkut përkrah flamurit amerikan.
Në fund duhet thënë se: zyrtarët amerikanë Nik Mrnaçajn, e kanë quajtur” Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Bashkëkombasit e quajnë “Dëshmori i parë i Mergatës shqiptare, në luftë kundra komunizmit”. Dhe Shqipëria, më 1993, i akordoi me vendim të posaçëm nga ish-Presidenti demokrat Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me motivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjise komuniste me flamurin e luftës për demokraci”. Nje shkollë femijësh e ciklit të mesëm në Tamarë – Kelmed (Malësia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet sot, Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”.