Varshavë, 15 mars 2022 – Ndërsa Rusia po intensifikon sulmet ndaj Kievit, udhëheqësit e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë janë nisur me tren drejt Kievit, në shenjë solidariteti me Ukrainën.
“Synimi i vizitës është të shprehim mbështetjen e palëkundur të Bashkimit Evropian për Ukrainën, lirinë dhe pavarësinë e saj”, shprehej përmes një postimi në Twitter, Kryeminsitri i Çekisë Petr Fiala.
Ai po udhëton së bashku me Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, dhe me atë të Polonisë, Jaroslaw Kaczynsi.
Zyrtarët evropianë thonë se të tre zyrtarët e lartë të vendeve të Evropës Qendrore e ndërmorën këtë hap me nismën e tyre.
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës e ka tronditur mbarë botën duke i dhënë fund rendit dhe sigurisë në Evropë të vendosur pas Luftës së Ftohtë.
Ushtria ruse është shumë më e madhe dhe më e pajisur se ushtria ukrainase, por trupat e saj kanë ndeshur me rezistencë shumë më të madhe se sa e kishin parashikuar.
(Zëri i Amerikës)