John McCain me rigorozitetin më të madh, në lartësinë e politikanit të spikatur, bëri publik rekordet e tij mjekësore para kandidimit për president
Nuk dij se pse m’u kujtua John Mccain pikerisht keto dite kur ne Vjene kryetari i opozites Rama i ka shkulur veshin nje diplomati shqiptar. Por ndoshta mu kujtua se kur garoi per here te pare perballe zotit Obama ne 2008 pati nje detaj nga fushata elektorale qe lidhej me shendetin e tij. Zoti McCain eshte nje senator i famshem, nje nga luftetaret me te medhenj qe edhe sot e kesaj dite ka plage ne trup ne lufterat qe ka bere per Ameriken. Shkurt, ai njihet si hero, dhe une kam pas fatin e madh te bisedoj me te kur ai po mbeshteste ne nentorin qe kaloi kandidaten republikane , zonjen Deb Fischer qe fitoi si senatore e re. Ata qe e paten ngritur problemin atehere kishin merak se mos zoti McCain nuk eshte mire me shendet dhe per kete arsye nuk do te ishte e pelqyeshme qe te perballej me detyren e veshtire te presidentit. Zoti McCain me rigorozitetin me te madh, ne lartesine e politikanit te spikatur, beri publik rekordet e tij mjekesore te cilat siguronin se ai ishte plotesisht i afte me shendetin e tij. Por,ju e dini se, jo vetem ne 2008, por edhe ne 2012, Obama fitoi garen presidenciale, keshtu qe detaji i publikimit te rekordeve mjekesore te zotit McCain mbeti me shume si nje detaj rigoroziteti ligjor ne nje fushate elektorale ku gjithshka funksionon pothuajse perfekt.
Tani, me lejoni te kthehem ne Tirane, po te doni edhe ne Vjene, aty ku zoti Edi Rama, kandidat per kryeminister shkul veshe.Dhe jo vetem shkul veshe,por edhe nuk ka pike keqardhjeje, apo turpi me gjestin e tij te dhunshem. Perkundrazi, si me thene, ai “entertain” ( kenaq ) vetveten kur kerkon qe kete gjest te dhunshem ta shese edhe si tallje duke e shpallur diten qe ai ka shkulur nje vesh, si “Diten e shkuljes se veshit”. Kete na e ben te ditur llogaria e tij ne Tweeter. Keto jane fakte, ne dukje te thjeshta dhe, une qe i pelqej faktet e thjeshta edhe kur behet fjale per njerez qe duan te behen te “medhenj” si ky Rama, dua t’i analizoj pak me thelle.
Shumica e atyre qe kane mesuar permes Tweeterit se Rama kerkon ta shpalle si feste diten e shkuljes se veshit jane cuditur dhe e cilesojne zotin Rama si “te papergjegjshem”.Dikush, madje thote se zoti Rama duhet te paraqese kartelen mjekesore para publikut me pare se ai te kerkoje te votohet. Kete them edhe une. Edhe une shtroj pyetjen: a ka kartele mjekesore ky njeri? Dhe nese ka ai do te duhej t;i kerkohej urgjentisht ta bente publike.Te qetesonte njerezit ne dyshimet qe kane se ky njeri qe eshte sot kryetar i opozites dhe qe neser pretendon te jete kryeminister eshte shendoshe e mire menderisht. Qe popullorce fare i thuhet , te na garantoje se i ka ne rregull trute e kokes. Sepse, edhe nga larg oqeanit, edhe nga afer, ose fare nga afer ne sallat luksoze te Vjenes, nuk duket si normale qe nje burre rreth te pesedhjetave t’i shkule veshin nje burri tjeter rreth te dyzetave. Kjo nuk eshte ceshtje per t’u talluar, eshte ceshtje serioze, bile shume serioze. Eshte ceshtje qe ne nje shtet ligjor qe pretendon t’i thote vetes demokraci, ata qe garojne per poste te larta, ne rastin konkret , per postin e kryeministrit, duhet te bejne publike kartelen mjekesore.
Ka pasur edhe ne te kaluaren pikepyetje ndaj shendetit mendor te zotit Rama dhe madje kjo eshte bere objekt edhe i diskutimeve ne parlament. Por, ceshtja ka mbetur ashtu pezull dhe ata qe i kane dale ne mbrojtje zotit Rama, duket me shume kujdesen per lavdine e tij politike se sa realisht per shendetin e tij. Kjo nuk ka kurrfare dobie per askend, as per publikun, as per partine qe e ka kryetar, as per ata hipokrite qe i servilosen dhe e mburrin per kesi lloj “trimerish” me shkulje veshi. Dhe, ne fund te fundit, eshte krejt pa dobi per vete zotin Rama. E marrin ne qafe, keshtu! E shpartallojne po te vetet, “familja e tij politike”, e thene ndryshe. Por, ne nje analize me te thelle , per te semurin, cilado qofte semundja, ka dhe duhet te kete gjithnje keqardhje. Dhe bashke me keqardhjen edhe kujdes te madh per ta sheruar. Nuk eshte turp te kesh nje semundje, se njerez jemi.Turp eshte te dish qe je i semure dhe ta fshehesh semundjen . Turp eshte edhe per ata qe te ndihmojne ta fshehesh semundjen. Dha akoma me turp, eshte te mos kujdesesh ta kurosh semundjen. Aq me teper kur i ke mundesite edhe finaciare. Po fare fare e turpshme, eshte qe semundjes t’i japesh nje ngjyrese politike, ta fshehesh per arsye politike, apo ta perdoresh per alibi politike. Une nuk jam psikiater, kam lexuar shume natyrisht keto kohe ne Amerike per psikologjine,dhe prandaj kam nje dyshim se per rastin Rama, ka nje mundesi qe ne nje fare menyre ai e fsheh semundjen per shkak te egos se madhe per pushtet.
Ndokush mund te thote: e po cili eshte ai politkan qe nuk ka ambicie dhe ego per pushtet? E pranoj edhe kete logjike,por eshte tjeter gje te kesh ambicie dhe ego per gare politike dhe tjeter gje te besh ushtrime dhune duke mos qene ne gjendje te kontrollosh psiqiken, temperamentin dhe sjelljen tende. Shkoni , ju lutem ne Yuotube , dhe po aty ju do te vereni se pikerisht i njejti njeri, zoti Edi Rama, ne nje nga konferencat e tij te shypit, e flak me nje gjest te dhunshem nje flamur amerikan qe dikush e ka vene ne tryeze duke u shprehur si halabak ” C’ma keni vene kete ketu” dhe duke e shtyre me shpine te dores. Dikush mund ta quaje gje te vogel gjestin e tij, por une e quaj gje te madhe, sepse ky zoteri qe ne thelb nuk ka respekt per flamurin Amerikan si mund te merret vesh dhe te jete partner me mikun me te madh te shqiptareve,Ameriken? Cdo njeri qe ka qofte edhe njohurite me elementare per ate qe quhet ” Body language” ( gjuha e trupit) nuk mund te mos kuptoje se zoti Rama demonstron pikerisht filozofine e njeriut dominant, te dhunshem dhe te etur per fitore me cdo lloj cmimi. Kjo eshte dhe duhet te jete e patolerueshme, aq me teper per nje njeri qe pretendon karriken e kryeminitsrit.
U bene disa dite qe zoti Rama nuk ka treguar asnje lloj distancimi apo kerkese ndjese ndaj deputetit Islami te cilit iu versulen falangat e dhunshme tek shtepia. Po keshtu ai nuk ka as sensibilitetin me te vogel ndaj dhunes qe ushtroi ndaj diplomatit ne Vjene dhe nuk ka as edhe nje shenje se ai do t’i pergjigjet pozitivisht fteses se qytetruar te zotit Neritan Ceka per te kerkuar ndjese. Te gjitha keto, te bejne te mendosh, se zotit Rama ne menyre ligjore do te duhej t’i kerkohej te bente publike kartelen e tij mjekesore. Qytetaret qe ai thote se do te qeverise neser, duhet ta dijne me domosdo se cfar eshte e shkruar ne ate kartele,para se te shkojne tek kutite e votimit. Eshte drejta e tyre ta dijne. Nuk jemi ne kohen e Enverit kur gjendja e tij shendetesore mbahej sekret si ne piramidat e Keopsit, ndersa populli i thjeshte nuk e dinte se atij se paku qe nga viti1975 i ishte fikur kandili i trurit…
Une e kuptoj se bijte e Bllokut, e kane marre me turr te madh ta ringrene Enverin nga varri. Qofte edhe ashtu me ngjyre mavi. Po, gjithashtu bijte e Bllokut,nuk mund t’i leme te harrojne se jemi ne vitin 2013, kur edhe kartela mjekesore e cdo Enveri, te ri apo te vjeter, eshte detyrim ligjor te behet publike ! Dhe pike.