Avokati i zotit Bllako, Sokol Hazizaj tha pas seancës se nuk provoheshin faktet se klienti i tij është fajtor
Knid Ndrenika
GJKKO, Gjykata e Posaçme në Tiranë la në burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili u arrestua me kërkesë së Prokurorisë së Posaçme SPAK për përfshirje në aferën e inceneratorëve, ndryshe mbeturinëdjegës.
Avokati i zotit Bllako, Sokol Hazizaj tha se klienti i tij vetëm sa ka përcjellë dokumentacionin me Këshillin e Ministrave për inceneratorin e Fierit në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
SPAK-u thotë se zoti Bllako ka falsifikuar dokumentacionin e tokës ku u ndërtua inceneratori dhe ka favorizuar kompaninë fituese në këmbim si mitmarrje të një apartamenti të vlerësuar 140 mijë euro.
Avokati Hazizaj tha pas seancës se nuk provoheshin faktet se klienti i tij Bllako është fajtor.
“Tre faktet penale, të identifikuar nga prokuroria përkatësisht shpronësimi, pagën e babait të zotit Bllako janë akte të provuara jo nga Alqi Bllako. Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ai ka përcjellë vetëm dokumentacionin e dalë nga Këshilli i Ministrave”-tha avokati Hazizaj.
Për këtë aferë në burg ndodhet prej disa javësh ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.