“Është koha të bashkojmë forcat kundër regjimit kriminal. Nuk jam takuar sot për herë të parë publikisht, por është padiskutim një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës”-tha Berisha
Knid Ndrenika
Pjesëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike opozitare (njohur me vendim gjykate në fund të marsit 2022), Sali Berisha tha në Shkodër se nuk kanë një emër kandidati për të propozuar për President të Republikës.
Zoti Berisha tha se mënyrë kategorike përjashtohej votimi i kandidatit të mundshëm të kryeministrit socialist Edi Rama brenda 24 majit për të zëvendësuar presidentin Ilir Meta, mandati i të cilit përfundon më 24 korrik.
“Në asnjë mënyrë nuk votojmë kandidatin e Edi Ramës! Të votosh kandidatin e Ramës do të thotë të çosh në presidencë kopjen e tij, por kjo nuk mund të ndodhë!”-tha deputeti Berisha i përjashtuar në 9 shtator nga grupi i PD-së.
Duke folur në të njejtën kohë për përjashtimin e mundësisë për bashkëpunim me kryeministrin, deputetei Berisha tha se “konsensusi me Edi Ramën është si të puthesh me Judën”.
“Ai vuan nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”-tha Berisha.
Ky nuk ishte takimi i parë publik i zotit Berisha me deputetët e PD-së pasi koalicioni tij “Shtëpia e Lirisë” fitoi zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia në 6 mars duke lënë pas Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste.
“Është koha të bashkojmë forcat kundër regjimit kriminal. Nuk jam takuar sot për herë të parë publikisht, por është padiskutim një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës, të cilët unë i nderoj dhe respektoj dhe të gjithë deputetët e PD-së-tha ai.
Zoti Berisha mori pjesë në Shkodër në ceremoninë e homazheve dhe përkujtimit të Dëshmorëve të 2 prillit 1991, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u vranë gjatë demonstratës kundër regjimit komunist në ikje pasi zgjedhjet e para pluraliste në 31 marsit 1991 i fitoi ish-Partia e Punës së Shqipërisë, sot PS.