Nga Beqir Sina – New York
Video :https://www.youtube.com/watch?v=0S01nXytnYA
BRONX NY : Ditën e shtunë (2 prill 2022) ish-presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga bëri një vizitë në Selinë e Vatrës në Bronx ku u prit nga drejtues e anëtarë të Vatrës, si dhe veprimtarë të komunitetit shqiptar.
Gjatë këtij takimi miqësor, zonja Jahjaga e shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Ambasadori Frymëzim Isufaj, u bisedua gjerësisht për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, duke vënë në fokus punën shumëvjeçare të diasporës shqiptare dhe interesimit të saj për çështjen tonë kombëtare.
Po ashtu, gjatë këtij takimi presidentja Jahjaga, ka gjetur rastin për të falenderuar mirëpritjen dhe gatitshmërinë për bashkëpunim të mëtutjem me gjithë komunitetin shqiptar në SHBA.
Kurse, kryetari i Vatrës Elmi Berisha, duke i uruar mirëseardhjen në shtëpinë e Vatrës, u shpreh me keqardhje për “humbjen” e madhe të disa miqve tanë në Uashington, muajt e fundit dhe sugjerojë nisjen e fuqizimit me lidhje të reja, në Washington.
“Mbas largimit nga kjo jetë të mikut tonë të përbashkët Bob Dole, ish përfaqësuesit të Kosovës, caktuar nga Presidenti historik Rugova, në amshim shkoi këto ditë edhe e papërsëritshmja Madaleine Albright. Dhe, së fundi diplomati John K. Menzien”.
Berisha, u shpreh se ka ardhur koha që Vatra të mobilizohet, që së bashku me komunitetin shqiptar-amerikan të ndërtojmë urat e reja të lidhjeve tona të fuqishme. Pikërisht, ashtu si patëm me dekada të tëra në kongres, senat dhe Shtëpinë e Bardhë.
“Proceset e mëdha, aktualiteti i ngjarjeve ndërkombëtare sot, natyrisht, që na kan mësuar gjatë gjithë kohës se sa të nevojshme dhe qenësore për ne shqiptarët e Amerikës, dhe nëpermjet nesh, kan qenë edhe janë sot këto lidhje të reja.”
Më pas kryetari Vatrës pati disa fjalë miradie për ish presidenten e Kosovës, duke falenderuar atë në emër të vatranëve, për qasjen e saj në Uashington, veçanërisht në lidhjen, me Departamentin e Shtetit, Pentagonin, Senatin e Kongresin Amerikan, për periudhën që ishte Presidente e Republikës së Kosovës, por edhe më pas me “Organizatën e Dhunës Seksual në Konflikte .”
Gjithashtu, duke shfrytëzuar takimin me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj, dhe njoftimin për largimin e tij “arbitrar” nga zyra, si e quajtën vatranët, pa përfunduar mandatin, një akt ky i cili është pritur me shqetësim të madh dhe reagime të forta nga komuniteti Shqiptaro në Amerikë, Berisha, vlerësoi në mënyrë të posaçme Ambasadorin Frymëzim Isufajn, si Konsulli i Përgjithshëm Kosovës në SHBA.
Duke e falenderuar atë për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm si diplomat karriere në dobi të shtetit të Kosovës, shërbimin e tij dhe të stafit të kësaj konsullate, ndaj çështjes kombëtare, dhe duke e përfaqësuar me shumë dinjitet shtetin e Kosovës, në mënyrën më të mundshme në margjinat e Kombeve të Bashkuara, për aq kohë sa shërbeu.
“Jeni dhe do të mbeteni në mendjen e zemrën e mbar komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i nderuar dhe i respektuar”, ju drejtua Ambasadorit Isufaj kreu i Vatranëve, duke falenderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shërbimin me devotshmëri të veçantë ndaj çdo veprimtarie të komunitetit shqiptar në New York , e shtetit e tjera ku jetojnë shqiptarët,” ju drejtua ai Ambasadori Isufaj.
“Miku i Vatrës dhe vatranëve dhe njëhereshit i gjithë komunitetit shqiptar, si një promotor i fuqizimit të lidhjeve me komunitetin shqiptar. Ju ishit një diplomat me integritet të lartë diplomatik, në përfaqësimin që i bëtë Shtetit të Kosovës, këtu në qendrën e diplomacisë botërore, OKB-n, New York. Megjithse, ajo ende nuk ka një ulëse, në OKB, Ambasadori Isufaj dhe stafi i tij, bënë atë që bënë edhe paraardhsit e tij, më parë që Kosova të ndihej, sikur ishte pjesë e familjes së Kombeve të Bashkuara, dhe kjo Konsullatë të launte rolin e një “Misioni diplomatik” të Kosovës, në Kombet e Bashkuara”, tha në fjalën kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha.
Ndërkohë, ai duke e faleminderuar përzemërsisht ambasador Isufajn, tha se “ai do të mbetet përgjithmonë mik i madh i të gjithë vatranëve”.
Me rastin e 110 vjetorit të themelimit Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, tha në në fillim të fjalës së saj Presidentja Jahjaga, duke ju drejtuar pjesëmarrsve anëtarë të kësaj Federate në krye me Kryetarin Elmi Berisha, prata me shumë kënaqësi këtë vizitë të veçantë si e quajti ajo.
“Vatra, është një nga pjesët më të lavdishme të historisë sonë, një lëvizje atdhetare, kulturore, arsimore, publicistike dhe diplomatike që lëshoi rrënjë të forta këtu në ShBA.Puna e Vatranëve nuk ndalet asnjëherë pasi që ata nxiten nga atdhedashuria, andaj si shqiptaro-amerikanë kanë një rol të veçantë në ardhmen tonë.”
Gjithmonë mirënjohëse për kontributin tuaj dhe ruajtjen e vlerave shqiptare.
“Miqësia jonë me SHBA dhe popullin mik amerikan nuk është vetëm shenjë falenderimi , tha ajo, por edhe vlerësim për gjithë kontributin që Shtetet e Bashkuara e popull i saj, ka dhënë me dekakda për shtetin e Kosovës, e kombin shqiptar. Moment ky të kujtojmë me këtë rast proceset historike, që ka kaluar shteti i Kosovës, që nga ndërhyrja vendimtare ushtarake, dhe humanitare e NATO-s, e më pasë me pavarësinë e sạj zhvillimin e shtetit të Kosovës, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetin e Kosovës.”
Mëpas ajo duke folur, për atë që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me aleatëtët e saj Naton, në luftën për liiri e çlirimin e Kosovës, duke mbështetur luftën e popullit të Kosovës , Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sakrificës së komandatit legjendar Adem Jashari, tha se jo vetëm u ndalua gjenocidi dhe spastrimi etnik të Kosovës, por dhe rikthyen vlerat humane e civilizuese të dy popujve tanë.
“ Pavarësia e Shqipërisë më 1912, pavarësia e pakthyeshme e Kosovës, ndihma e SHBA, në zhvillimet demokratike rënia e komunizmit në Shqipëri, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, çlirimi dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë”- përfundoi fjalën e saj ish Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga.
Me këtë rast Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj, në emër të Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, nderoi sh Presidenten Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga me Çertifikatën “Mirënjohje” e Vatrës” me motivacion:
“Për meritat e saj në ndërtimin e imazhit, jetës pluraliste e Institucionale,Sigurisë Kombëtare dhe Integrimit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë
Në fund simbas traditës vatrane, u bë fotografia “familiare” në oborrin e shtëpisë së Federatës PanShqiptare Vatra, dhe ish Presidentja e Kosovës, dha një intervistë për Televizion Kultura Shqiptare (ACTV) me Adem Belliun.