SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

19.05.2013
Miliona njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara pritën me padurim të dëgjonin rezultatet e një lotarie rekord që u tërhoq të shtunën dhe që kapi shifrën 590.5 milionë dollarë.

Zyrtarët e lotarisë thane sot paradite se ka një fitues, një biletë të vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende.

Çmimi i madh, i akumuluar për gati dy muaj pasi nuk u arrit asnjë fitues, e kalon rekordin e lotarisë më të madhe amerikane që u shënua në nëntor për shumën $587.5 milion.

Fituesi me fat i gjeti të pesë numrat fitues nga makina që mbante 59 topa të bardhë dhe super-numërin nga makina e mbushur me 35 topa të kuq. Shanset për ta fituar lotarinë ishin një në 175 milionë. (VOA)