Ministrja e Jashtme Gërvalla, në New York,u takua me një grup shqiptarësh

Shpalos projektin qeveritar për strategjinë e “Dialogut me Mërgatën”

Nga Beqir SINA

NEW YORK

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla, ka zhvilluar në ambjetet e Konsullatës së Kosovës në New York, një takim me një grup shqiptarësh.

Në takim, mirëseardhjen shefes së diplomacisë së Kosovës dhe delegacionit që e shoqëron, ia uroi ushtruesi i detyrës së Konsullit të Përgjithshëm – Lulëzim Krasniqi.

Morën pjesë disa veprimtarë të dalluar të komunitetit, përfaqësues të medias, dhe të shoqatave të ndryshme të diasporës , përfshirë edhe biznesmen të suksesshëm.

Me kētë rast, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendësministrja Liza Gashi, bënë një “shpalosje” të projektit qeveritar për strategjinë e “Dialogut me Mërgatën”.

Gjatë bashkëbisedimit ministrja Gërvalla filimisht njoftoi bashkatdhetarët mbi debatin e fundit në Këshillin e Sigurimit dhe takimet në New York, me ambasadorë të vendeve që e kanë njohur dhe nuk e kanë njohur Kosovën.

Po ashtu, shefja e diplomacisë kosovare, foli edhe për dialogun e nisur në Prishtinë, i cili tha ajo po i paraprin një strategjie të re, si e quajti ajo, “e cila do të reflektojë qasjen e re, që Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe kjo ministri, ka ndaj mërgatës dhe diasporës”.

Ato permenden tre shtyllat kryesore të kësaj strategjie :

“Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës. Institucionalizimin e kontakteve me partnerët tanë ndërkombëtarë në shërbim të nevojave të mërgatës. Hartimin dhe implementimin e strategjive në fushat e diplomacisë ekonomike dhe kulturore në shërbim të promovimit të potencialit ekonomik, turistik, kulturor dhe sportiv të vendit. Trasferimin e dijes nga mërgata në Kosovë, përmes identifikimit të potencialit dhe përfshirjes së mërgatës në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore”.

Ndërkaq , zëvendësministrja Liza Gashi, duke folur më në detaje rreth kësaj strategjie të re , vuri në pah në mënyrë të veçantë dhe nevojën për përmirësimin dhe institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe me fëmijët nga diaspora, duke e vënë theksin tek koordinimi më i mirë dhe përmirësimi i cilësisë së materialeve mësimore. Po ashtu ajo i kushtojë një rëndësi të këtij projekti, meqense po vjen edhe sesioni i pushimeve verore, atë të mësimit të gjuhës në sistemin “Summer Time”.

Më në fund znj. Gashi, duke permendur lidhjen institucionale mbarë shqiptare, në rajon, u ndal pak tek lidhjet e Prishtinës me Tiranën : “Me keqardhje më duhet të konstatojë se nga 158 marrëveshje të nënshkruara mes dy qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, vetëm 3 prej tyre janë realizuar deri tani”.

Përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme nga ky takim patën rastin gjatë bashkëbisedimit të ngritën çështje me interes, sidomos ato që lidhen me nevojën për përfshirje me të madhe të diadporës në Kosovë, dhe rajon.

Përfaqësuesit e Vatrës Dr Pashk Camaj dhe Agim Rexhaj njoftuan ministren e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe zëvendësministren Liza Gashi, mbi aktivitetin që po bënë Federata PanShqiptare Vatra, për shënimin e 100 vjetorit të marrëdhënjeve diplomatike të Shqipërisë me SHBA, dhe atë të shënimit 110 vjetorit të Vatrës.

Veprimtarja Lumi Hadri solli në vemendje një ish-projekt të Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan – të dy dekadave më parë ku bëhej fjalë për ngritjen e një Qendre mbarë kombëtare kulturore Shqiptare në New York, që ajo kërkojë të rivitalizohet në se ka ndonjë mundësi.

Veprimtari i njohur i komunitetit Bruno Selimaj i dhurojë një suprizë të këndëshme Ministres së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla – dhurimin nostalgjik të një set me fotografi nga Tirana, të shkrepur në 1984, kur ajo ishte fëmijë. Fotografi, të ruajtur me kujdes prejj tij.

Ndërsa, në shenjë respekti e falënderimi për NATO-n e Amerikën në pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës, me moton: “Përulemi para luftëtarëve të lirisë”, Agim Aliçkaj, i dhurojē Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, një kopje simbolike të librit të xhepit : “Never Forget – Mos Harro Kurrë”, me bashkautorët Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj.