Të fjetur


Astrit Lulushi

Astrit Lulushi

Përderisa populli nuk kujdeset të ushtrojë lirinë e tij, ata që duan të tiranizojnë do ta bëjnë këtë; sepse tiranët janë aktivë dhe do të përkushtohen në emër të çdo ideologjie për të vënë pranga mbi njerëzit e fjetur. Ata presin që ju të bini në gjumë. Kjo është arsyeja pse e keqja mbretëron kaq lehtë.
Tiranët nuk janë gjë tjetër veçse banditë që shtypin shpirtrat e të lirëve me çdo mundësi që marrin (japim). Dhe ne shprehim besnikërinë për të shpallur gatishmërinë për t’u nënshtruar.
Natyra njerëzore nuk është e prirur drejt lirisë, por kërkon një udhëheqës që premton për t’i mbajtur të sigurt dhe për t’i ushqyer. Vetëm shikoni se çfarë ndodh kur përpiqeni të futni në kafaz një njeri të egër. Natyra njerëzore është e prirur drejt pushtetit – përgjegjësia do të përcaktojë nëse ai do të komandojë pushtetin apo pushteti do ta komandojë atë. Përderisa robi nuk e di se është skllav dhe është i prirur ta dëshirojë robërinë e tij, ai nuk do të përpiqet të dalë nga kafazi.
Skllavëria është gjendje mendore, dhe vetëm e vërteta dhe gatishmëria për të marrë përgjegjësinë për veten kërkohet për ta nxerrë nga kafazi. Prandaj tiranët lulëzojnë në çdo shoqëri që e pranon robërinë me dashje.