Nga Keze Kozeta Zylo
Organizata e mirënjohur “Motrat Qiriazi” organizoi mbrëmje gala në festën e nënës në Amerikë.
Në sallën e vallëzimit “Ballroom” në Vista Penthouse dhe Sky Lounge me një pamje të magjishme nga dritaret e qelqta dukej Manhattani kryeqendra e botës, ndërsa brenda ndrinin vajzat, nënat, motrat dhe gratë me bashkëshortët e tyre të cilët kishin ardhur për të festuar së bashku këtë ditë speciale.
Në hyrje të mirëprisnin me plot dashuri presidentja e Organizatës “Motrat Qiriazi” znj. Isidoros Tsamblakos dhe gjithë Bordi dhe anëtarë si Alda Mosko, Ariana Elezaj, Eva Burnazi, Zenie Sina, etj.
Nën tingujt e Jazz performance të intepretuara mjeshtërisht nga Arenc Leka, violinë e Faton Macula Kitar, salla bëhej dhe më e bukur dhe natyrshëm sillte hare e gëzim në zemrat e të pranishmëve.
Aktivitetin e moderoi zonjusha simpatike Zhuljeta Buja.
Presidentja e Organizatës “Motrat Qiriazi” znj. Isidoros Tsamblakos e hapi aktivitetin duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe iu uroi atyre një mbrëmje të gëzueshme dhe të bukur në ditën e shenjtë të nënave.
Zonja Tsamblakos bashkë me zonjën Alda Mosko dhe bordin ndau çmimet me një ceremoni të bukur dhe shumë festive.
Me çmimin: Gruaja e vitit u vlerësua Kozeta Zylo, edukatore e vitit zonjusha Jonela Hasani dhe nëna e vitit znj.Pertefe Leka.
Zonjat Leka dhe Hasani shprehën mirënjohjen e pakufishme për vlerësimin dhe natyrshëm çmimi bëhet frymëzim për dëgjuesit dhe brezat. E nderuar të ishja në krah të tyre.
Në shkollat tona shqipe “Alba Life” në të gjithë Nju Jorkun Motrat “Qiriazi” janë histori frymëzuese ndaj dhe ata e këndojnë me krenari Këngen e Alfabetit Shqip, të shkruar prej Sevasti Qiriazit si: Armiqëtë o shqipëtarë/ Po përpiqenë/ Shkronjat turçe dhe greqishte/ Të na apënë/ Le t’i mbajnë ata per vetëhe/ Kemi tonatë.
Kënga e nënës në shqip ishte tejet emocionuese, dikujt i rridhnin pikëza loti, interpretuar në violinë dhe shoqëruar nga Arenc Leka. Nëna është perëndeshë, nëna është hyjni ndaj dhe i këndohet: Nënë, emër i dashur për mua/ Më je e shtrenjtë, të të dua/ Sa jetë e tërë për ty unë thurr melodi.
Një çmim special, proklamatë mirënjohjeje u dha për zonjat Kozeta Zylo, Pertefe Leka dhe Jonela Hasani nga Ligjvënësi i Westchester County z.David Tubiolo. Më duhet të shtoj se z.Tubiolo është një mik i madh i shqiptarëve dhe merr pjesë aktivisht në evente më të rëndësishme të organizuara nga Diaspora.
Një buqetë me trëndafila Maji iu dhurua dhe Konsulles së Republikës së Shqipërisë në New York zonjës Najada Sojli si shenjë mirënjohjeje në përkushtim të punës dhe devotshmërisë së saj me profesionalizëm në sherbime konsullore për publikun.
Me shumë emocion u mirëprit vlerësimi dhe mirënjohja e dhënë nga zonja Alda Mosko në emër të Motrave “Qiriazi” e cila nuk i mbajti dot lotët kur foli për punën vullnetare të të ndjerit Ylli Luka si një bamirës në komunitet me zemrën e tij të madhe. Djali i tij në emër të nënës së tij Agathia Luka e cila ka një kontribut të madh në organizatën “Motrat Qiriazi” e pranoi me përulje vlerësimin për të Atin e shtrenjtë dhe ndihej krenar për pasurinë shpirtërore që la tek brezat. Ky vlerësim u mirëprit me duartroikitje si dhe me dhimbje nga të gjithë ne që e kishim mik dhe e çmonim per ndihmën e tij te pakursyer në komunitet dhe kudo. Natyrisht Ai na bekonte nga lart si një Yll i qiellit ku ka zënë vend.
Një mirënjohje speciale iu dha mediave si TV “Alba Life”, TV “Kultura Shqiptare”, Arbërie Hetemi fotografe dhe Afërdita Palokaj editore e AAWO Newsletter.
Pak biografi për gratë që u nderuan për vitin 2022
Kozeta Zylo gruaja e vitit 2022
Shquhet ndër veprimtaret më aktive në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Ajo është shkrimtare e mirënjohur në Diasporë e cila ka publikuar tetë libra dhe së fundi librin për fëmijë.
Znj. Zylo është një gazetare e shquar e Diasporës, artikujt e saj janë të publikuara në gazetat “Illyria”, “Dielli” , NY, “VOAL” Zvicër, Rumani, Shqipëri etj. Libri “Diaspora si krah shqiponje” u pranua në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, Washington DC. Ajo ka realizuar qindra intervista që nga njerëzit më të famshëm e deri tek ai më i thjeshti. Znj.Zylo është shpallur gruaja dhe mësuesja e vitit në Diasporë nga organizata të njohura.
Zonja Zylo është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në të gjitha lagjet e New York-ut dhe në Online.
Jonela Hasani edukatore e vitit
Jonela Hasani është edukatore dhe këshilltare në Departamentin e Arsimit të Nju Jorkut për 17 vitet e fundit.
Jonela Hasani punon si Këshilltare Shkollore dhe Sekretare Administrative Ekzekutive në Departamentin e Arsimit të Nju Jorkut.
Arsimi dhe pozicioni i saj në Departamentin e Arsimit të qytetit të Nju Jorkut ka lejuar që përvoja e saj të punojë ngushtë me popullsinë e shkollave të mesme dhe studentët në rrezik.
Znj. Hasani posedon njohuri të shumta në lidhje me vlerën e kapacitetit të marrëdhënies, besimit dhe besueshmërisë. Znj. Hasani ka frymëzuar shumë studentë që të bëhen shumë të suksesshëm në jetën e tyre. Në shkollën e saj znj. Hasani ka krijuar një program “Girls Club and South Asian Girls Club” me mision dhe vizion për Vetë-Zbulimin dhe Fuqizimin e Gruas.
Pertefe Leka nëna e vitit, 2022
Pertefe Leka është mësuese, shkrimtare, studiuese, nënë dhe gjyshe e devotshme.
Në moshën 80-vjeçare ajo vazhdon të shkruajë artikuj dhe libra bazuar në kërkime të thella mbi jetën dhe veprën e nxënësve të historisë dhe letërsisë shqiptare.
Pertefe Leka ka lindur dhe është rritur në Shkodër. Ajo punoi si mësuese në Vrakë atje ku ka lënë gjurmët e mësuesisë shkrimtari i Kombit Migjeni.
Zonja Leka është një kontribuese e denjë në studimet, shkrimet letrare dhe historike në gazetën e mirënjohur “Illyria” dhe më gjerë nëmediet e tjera.
Ajo ka sjellë pranë lexuesve me fakte të pamohueshme figurat e ndritura të historisë, shumë prej tyre të lënë në harresënga komunizmi.
Në nderim të kontributit të saj, të punës si dhe të penes zonja Pertefe Leka është bërë frymëzim dhe ndaj u vlerësua me çmimin “Nëna e Vitit 2022” nga organizata shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi”.
1 Maj, 2022
Queens, New York
Tre fjalime nga takimi vjetor i Shoqatës “Motrat Qiriazi”
Mirënjohje dhe e nderuar që u vlerësova nga “Motrat Qiriazi” si GRUAJA E VITIT 2022
Nga Keze Kozeta Zylo
Honored by the “Woman of the Year” Award from the Motrat Qiriazi Organization.
Të dashura motrat “Qiriazi”,
E nderuar presidente e organizatës së mirënjohur “Motrat Qiriazi” znj. Isidoros Tsamblakos dhe gjithë Bordi që ju punoni si motra,
Jam fort e nderuar dhe e pranoj me përulje çmimin e lartë: Gruaja e Vitit 2022 që më keni afruar si Organizatë e mirënjohur “Motrat Qiriazi”. Sa herë lexoj apo dëgjoj për organizatën, në ninëzën e syve të mi vjen një dritëz e përtejme që shndrit midis Motrave Qiriazi dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, apo kudo ku mësohet SHQIP. E kush më shumë se Motrat Qiriazi mund të përmendet pranë mësimit të Gjuhës Shqipe tek ne në NY, për aktin e tyre si zonjat rilindase në Korçë ku filloi historia më e ndritur e mësimit shqip!
Sa fatlume jeni motra te dashura të Bordit dhe të gjitha ju anëtaret e kësaj organizate që festoni dhe nderoni nënat, motrat shqiptare kudo ku janë! Me të drejtë Parashqevi Qiriazi duke folur, më 8 mars 1950, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas ne kujtimet e Skender Luarasit shkruhet se: ‘’Sa e gëzuar jam të qëndroj midis jush në këtë sallë…Sot gruaja shkundi zinxhirët e skllavërisë dhe cila zemër shqiptare nuk gëzohet për këtë ditë të shenjtë që nuk e kishim shijuar për shumë shekuj”!
Në shkollat tona shqipe në të gjithë Nju Jorkun ato janë histori frymëzuese ndaj dhe ata e këndojnë me krenari Këngen e Alfabetit Shqip, të shkruar prej Sevasti Qiriazit:
Armiqëtë o shqipëtarë/ Po përpiqenë/ Shkronjat turçe dhe greqishte/ Të na apënë/ Le t’i mbajnë ata per vetëhe/ Kemi tonatë.
Parashqevi Qiriazi, u bë “ylli i mëngjesit” i emancipimit të gruas ne Unesco. Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e parë që shkroi një libër shkollor në gjuhën shqipe dhe e vetmja grua që mori pjesë në Kongresin e Manastirit që kodifikoi Alfabetin e shqipes në nëntor 1908.
S’ka emër më të bukur se të quheni të gjitha motra, ndoshta ju mund të jeni në pikëpamje apo lëvizje të ndryshme si yjet në qiell, por së bashku ndriçoni hapësirën shqiptare kudo ku jeni.
Dhe ju këtë emër të madh me pagëzimin e organizatës suaj “Motrat Qiriazi” e keni mbajtur me nder dhe ballin lart!
Une dua të falënderoj gjithë koleget e mia duke filluar me gruan e vitit artisten e shkollës shiqpe Lindia Mezin Lole që kanë ecur bashkë me ne këto 15 vjet në udhën e ndritur të mësimit të gjuhës shqipe dhe që sot një pjesë të tyre i kemi midis nesh si Arta Xhaferri, Blerim Gjocaj, Majlinda Tafaj, Dr.Manjola Duli, Davida Hasanaj, Anxhela Alushaj, Aferdita Delaj, suportues dhe dashamires si Agim Hasanaj, Perparim dhe Violeta Likollari etj. Ju lutem një duatrokitje për dy tavolinat atje si dhe dy koleget e mia amerikane në Susan Wagner, edukatoret Arlene Amodio dhe Anastasia DiBerardino-Turnbull.
Unë dua të falënderoj familjen time të shtrenjtë, bashkëshortin dhe kolegun tim Qemal Zylo, vajzat Valbonen dhe Klodianen që më kanë mbështetur me fuqinë e zemrës dhe durimin në penën time, 8 librat e botuar dhe në aktivitetet në Diasporë. Dua të falënderoj mbesat e mia Sarandën dhe Emmën, si dhe Dean dhe Richard Jon të cilet nuk munden dot, sepse dhe kohë pandemie është…, por me krenari do t’ju them se kurrë të rriten duhet të jenë suporter të Motrave Qiriazi.
Une jam e lumtur sot që në krah kam nenen e vitit, miken e penës si Pertefe Leka dhe kolegen edukatoren e vitit zonjushen Jonela Hasani qënderohen dhe cmohen nga organizata juaj me shumë vlera. Une shpreh mirënjohje të pakufishme për ju duke u frymëzuar nga thënia e John Kenedit presidentit amerikan se: “Ndërsa shprehim mirënjohjen tonë, nuk duhet të harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk është të thuash fjalë, por të jetosh sipas tyre”.
Nga fjala e mbajtur ne mbremjen Gala qe u organizua ne Vista Skylounge ne Queens nga Organizata “Motrat Qiriazi”
1 Maj, 2022
Queens, New York
Për çdo njeri është e rëndësishme festa “Dita e Nënës”
Nga Pertefe Leka
Ju falenderoj për organizimin e kësaj mbremje festive dhe për vlerësimin që më bënë drejtueset e kësaj organizate me emrin e nderuar të Motrave Qiriazi.
Për çdo njeri është e rëndësishme festa “Dita e Nënes”. Pertej statusit “ Nënë” Si burim i jetës, emri i saj ka kuptim më të gjërë edhe në vështrimin filozofik, juridik, njerëzor, shpirtëror….
Kështu figura e Nënës, eshtë një institucion me vete.
Ne duke jetuar në ShBA jemi bërë pjesë e kësaj feste në sajë të Pres. Wilson, I cili e institucionalizoi,e shpalli “Mother Day”, festë e cila I kaloi kufijtë e Amerikës dhe po ndërkombëtarizohet vit pas viti. Është një privilegjë për ne, që e festojmë si amerikanët, dhe trajtohemi njësoj si Ata, gezojmë të gjitha liritë, mundësitë për t’u shprehur, për t’u organizuar për të protestuar. Nuk kemi asnjë pengesë për të folur në gjuhën tonë, dhe kemi lirinë që femijët tanë të mësojnë në shkollat shqipe …..krahasojeni me shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre çfarë vështirësishë kanë në këte drejtim.
Ata që kanë ardhë para nesh edhe ne që jetojmë këtu nuk jemi rrënjë dalë, nuk erdhen nga një vend i zbrazët, kemi ardhë me një histori të pasur dhe me krenari për parardhësit tanë e sidomos për Nënat Tona.
Nuk besoj që të ketë në botë Obeliskë natyrorë që kanë të gdhendur në themele madheshtinë e Gruas si Nenë: Rozafa në kalanë e Shkodrës dhe Argjirò në Kalanë e Gjirokastrës që ia kalojnë edhe institucionit, janë bërë qendra peligrinazhi edhe për të huajt. A duhet që keta vlera të na i kujtojnë të huajt….Kur ne kemi jetuar atje …..por dimë shumë pak.
Akademikja franceze Margaret Jursenar (1903-1987) autore e shumë veprave, analiste dhe psikoanaliste, ( qytetare amerikane që në vitin 1947 ) shkroi tregimin (qumështi i vdekjes ) “The Death of Milk “e inspiruar nga legjenda e kalasë së Shkodrës i dha jetë e vazhdimësi jetës nëpërmjet qumështit çudibërës që rridhte nga gjoksi i nënës së murosur, e bëri burim jete për djalin e për brezat. Ai qumësht çudibërës u bë shërues për shumë nëna të reja që donin fëmijë. Ata besonin. së qumështi i Rozafës vazhdon të rrjedhe, ndaj shkonin e gërryenin gurët gelqerorë në muret e kalasë me mendimin së aty buron jeta. E pra ky autosygjestion, i spjeguar shkencërisht nepërmjet Self Hypnosis, vazhdon ta ketë magjinë e vet.
Po kështu është edhe Historia e Argjiros, në se në këto i trajtojme si legjenda, aktin e Argjirosë e përsëriten duke bërë sakrificën sublime gratë Suliote të Çamërisë të cilat i ngriti ne pjedestal
Bajroni në kryevepren e tij “Udhetimet e Çajd Harold-it “ dhe prej Bajronit i perjetësoi Ari Shefer në pikturën “Gratë e Sulit”, Kështu historine e tyre e njohi Bota mbarë.Për gratë shqiptare guximtare të cilat luftojnë si burrat, shkruante edhe “New York Times” ( 21 Maj 1911), ku përshkruan burrneshën, Tringë Smajlja duke e cilësuar —Zhan Darka e Shqipërisë — e cila shkelqeu për trimeri në betejen e Deçiqit dhe për urti në kuvendin e Greçës gjatë kryengritjes së Malësisë Madhe në prag të pavarësisë.Me Zhan Darken e Orleanit krenohet Franca ,…
Shqipëria ka lindur shumë Zhan Darka e Amazona shkruante Kryeipeshkvi i Tivarit që drejtoi kuvendin e Arbërit 1703, me inisiativen e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare.
E në vazhdimësi të historisë tonë po përmend – Gratë – Nëna – që iu drejtuan Pres.Wilson në Konf. e Parisit ….. Nuk mund te harrohet Letra e Zonjës nga Çamëria Lejla Dino e cila në emër të Komuniteti të gruas shqiptare që e krijoi në Bruksel i drejtohet Pres. Wilson “ hidherimet e tmerrshme dhe mizoria që Nënat shqiptare, Gratë dhe bijat duruan duke parë ….të dhemshurit e tyre të rrokullohen nen zgjedhen e shtypësve të huaj ….kanë për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t’na ndihmoni për të fituar lirine tonë të dashur.14 pikat e Wisonit ,siç i quajti Fishta Wilsoniane, zgjuan shumë levizje për liri e pavarësi.
Heroinat e Epopesë së Lavdishme në Luftën e Vlorës Sade e Kadene, i ka perjetesuar edhe biri i Trieshit të Malësisë Nikollë Ivanaj në vargjet Sot po Vlon Vlona …..Po ashtu gratë shkodrane së bashku me Gratë – Nëna të Malësisë u dalluan në luften e Koplikut. Shaqe Marie Çoba, Universitare e shkencave politike ne Zagreb e cila krijoi komitetin “Gruaja Shqiptare” me kryetare Habibe Bekteshi … të cilat populli i ka perjetesuar në vargje ….Krisi pushka në përrua të thatë // Në Koplik kanë ardhë gratë //
Në një kohë me to janë Motrat Qiriazi, të diplomuara në Kolegjin Amerikan “Robert Kolege“ me një kontribut të vyer në fushën diplomatike. Nuk harrohen peticionet e Sevastisë drejtuar Konf. Paqës dhe Pjesëmarrja efektive e Parashqevisë në atë konferencë….. Përballë Pres. Wilson.
Letër kembimet e Parashqevisë me Edith Durham “ Mbretëresha e Malësisë “ në atë kohë lobonte për Shqipërinë në emër të shoqatës së krijuar “ Anglo – Shqiptare, janë dëshmi e qartë e rolit të patrioteve që e ndërkombëtarizuan çështjen shqiptare.
Në qoftëse Nobelisti Wilson e shpalli një ditë të Majit “ Mather Day ”,Shqiptarët i dhanë Botës, Nobelisten, Shënjtoren “Mother Tereza “ e cila nuk lindi fëmijë por rriti dhe ngjalli fëmijë.
E këto gra përmenden nga personalitete te huaja. Malësorja, nënë e ve me dy fëmijë, burrin ia kishin vrare serbet, u bë pikë referimi dhe frymezimi, për shkrimtaren Amerikane Rozë Wilder Lane, kur ajo erdhi në Shqipëri si misionare e Kryqit Kuq Amerikan për të ndihmuar shqiptarët për pasojat e Luftës Parë Botërore. Ajo asistoi në një gjyq familjar në Malësi ku mbeti pa fjalë nga guximi i nëne të re, e cila mbajti një qëndrim të palëkundër përpara Kuvendit të Fisit për kërkesat e saj, për të jetuar më vete me dy jetimet.Kjo ngjarje u bë pikënisje për kryevepren e saj.
“The Discovery of Freedom “ ….Berit Beker një antropologe ndoqi po këte rrugë, kur ishte në Kosovë, u bë një zë i fuqishëm për të drejtat e popullit mikpritës të Kosovë që kërcënohej nga Gjenocidi Serb.Edith Galt direkt pasardhëse (great niece ) ster stermbesa e Pocahontas, trashigimtare e fiseve Virginia Colony, Zonja e parë, gjatë Presidencës Wilson, dhe Presidentja e parë grua në hije gjatë paralizës së Wilsonit u bë ndërlidhëse dhe tranzmetuese e Peticionit të Lejla Dinos në emër të “ Komunitetit të Grave Shqiptare”Edith Durham, Antropologe, publiciste, artiste ….. Mbretëresha e Maleve.
Në 7 veprat e saj ngriti lart figurën e malësoreve ne vepren (High land Albania), Shqiperia e Eperme.
A mund të lëmë pa përmendur bijën e Çamërisë, Princeshën Romune, dijetaren e famshme shqiptare, Elena Gjika u prit në mënyrë madhështore nga shkrimtari amerikan Henri Longfellow 1880, i cili kishte shkruar poemën Skenderbeu 1873 Ndër të tjera Ai shprehet ( We have a house full of people and today a Princess Dora D’ Istria is coming for dinner ) Plaku i urtë, pas shumë vlerësimesh, për Zonjën e mençur, për karakterin, për sjelljen dhe për gjithë formimin e saj mbivlerësoi thjeshtësinë (“ The suprime excellence is simplicity . To the women of America she must ever be a shining example, a brilliant star ).
Vlerësimi i Elena Gjikës nga personalitete të larta deri të vleresimi që i bënë vajzat e thjeshta shkodrane, stigmatine,me Letrën e Penën që i dërguan asaj në shenj nderimi. Po kaq lart qëndrojnë shkodranet, Motrat Juka , Safete e Lume, studiusit e kanë quajtur dijetaren Safete një Dora D ‘ Istria e dytë.
Këto shembuj plot virtyte na ngrejnë në këmbë Vajzat tona, Gratë tona këtu në këte vënd kanë të gjitha të drejtat dhe mundësitë të zëvendësojnë luftëtarën e paepur për të drejtat e njeriut për liri e pavarësi; Avokaten e zjarrtë të Kosovës Madalen Ollbrjat (Madeleine Albright ) që gëzon përjetësisht nderimin e gjithë shqiptarëve.
Ollbrajt u largua nga gjenocidi nazist dhe me vonë nga ai komunist dhe erdhi në Amerikë si shumica e grave dhe vajzave shqiptare që u larguan nga gjenocidi Sllavo-komunist .
Unë shpresoj se vajzat dhe gratë shqiptare, këtu në diasporë, do të ecin në shembullin më të mirë të bëhen avokate të mbrojtjes të drejtave njerezore sidomos për botën shqiptare dhe duhet ta dinë se nga 110000 km2 kemi mbetur me 28 mije km2, ku fqinjët veriore dhe jugorë shtyhen çdo ditë me të ashtuquajturin minoritet i cili kurrë nuk ka ekzistuar as nuk ekziston, por sajohet nga mendjet shoveniste helene e serbe.
Nuk kam pikë dyshimi që do të kemi Zëra të fuqishëm nga Organizatat e grave që të mbrojnë me dinjitet të drejtat njerëzore dhe të Grave, pavarësisht nga prejardhja, deri në instancat më të larta këtu ne Amerikë.
T’ i kemi vajzat tona në Kongresin Amerikan e pse jo edhe në Shtëpinë e Bardhë.
Mirënjohje të thellë për këte vënd që na mban dhe na mbron dhe jemi shpresëplotë që një ditë, Shqipërinë e ndarë në pesë shtete, ShB.A – të do ta bashkojnë në një shtet të vetëm, siç janë të bashkuar edhe Ata vetë
Po e mbyll me vargjet e Fishtes Edhe Hana do t’ a dijë // Edhe Dielli do T’ket pa // Se përqark kësaj rrokullije // Si Shqypnia, i vend nuk ka.Even The moon might know // Even the sun might have seen // There is no place, like Albania// Lika Albania on this Earth scene// Me një mirënjohje të thellë për Sh.B.A – të .
Të këndojmë së bashku kengën që këndon Celine DionGod Bless Amerika Land that I love // Stand beside her // And guide her // Through the night // With the Light // From above //. From the Mountains // To the prairies // To the oceans// White with foam // God bless America // My home sweet home //
Faleminderit
JAM KRENARE QE JAM SHQIPTARE!
Nga Jonela Hasani
New York : Te dashur miq dhe dashamires, ndihem shume e nderuar, e lumtur dhe e suprizuar sot per vleresimin qe mu be nga Organizata shume e mirenjohur Albanian American Women’s Organization ” Motrat Qiriazi ” per cmimin “Educator of the Year 2022″.
Nje shrehje e bukur e Zig Ziglar (autor amerikane, folëse motivues ) ka qene : “NËSE ËNDËRRON MUND TA ARRISH”.
Kjo shprehje i pershtatet shume jetes dhe enderres time qe ka filluar qe ne moshen 19 vjecare kur une imigrova drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne shtetin e New Yorkut. Kam dashur gjithmone qe te behesha dikushi, te isha e sukseshme ne realizimin e objektivave dhe deshirave te mia. Kjo enderr me ka ndjekur gjithmone dhe pse nuk dija se nga tia filloja dhe cfare doja te arrija. Shpresa po ashtu dhe deshira qe kisha brenda meje me mbante te motivuar dhe me jepte shtytje qe te merrja inisjativen e vetme per cdo gje ne jete. Jeta ime ne New York prej 21viteve ka qenë nje rrugë sakrifice dhe suksesi.
Prej 17 vjetësh une punoj ne arsim ne fillim në pozicione të ndryshme, ndërsa sot jam Këshilltare Udhëzuese. Une i kam kushtuar jeten time studenteve dhe me punen dhe perkushtimin tim, une perpiqem gjithmone t’u hape dyerte e suksesit. Kam frymëzuar shumë nxenes të bëhen të suksesshëm. Me shume dashuri, perkushtim dhe pasion une i ndihmoje me cdo veshtiresi qe ato perballen ne rrugetimin e arsimit apo dhe ate te jetes se tyre jashte ketij institucioni. Si emigrante e ardhur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes 21 vite me pare jam hasur me te gjitha veshtiresite qe cdo emigrant perballet. Ne syte e nxenesve dua te shikoj vetem sukses dhe ne fytyrat e tyre vetem buzeqeshje. Prandaj mundohem ti jap doren e ngrohte, ti kuptoj dhe te mos i gjykoj por i perkrah ne cdo vendimarrje qe ata marrin per jeten.
Nuk ka gje me te cmuar kur shikon qe puna jone e palodhoshme ndihmon dhe ndryshon jeten e cdo studenti per ne rrugen e dijes, te suksesit dhe ecjes perpara ne jete.
Megjithese gjate ketyre viteve te karrires time une jam vleresuar me cmime te ndryshme per punen time nga Ministria e Arsimit te Shtetit te New Yorkut, ky cmim i dhene sot eshte vleresimi me i madh qe i behet punes time. Me shume krenari sot, une kam nderin te falenderoj te gjithe stafin e Organizates dhe ju jam shume mirenjohese.
Perpara 21 viteve une nuk kisha asnje nje njeri ne kete vend te madh dhe te huaj, por sot une kam nje familje te madhe. Ndihem shume krenare qe jam pjese e kesaj FAMILJE TE MADHE SHQIPTARE.