Këtë vit vihet re një prirje e re në Hollivud: yjet dhe producentët që jetojnë në qytezën Tinsel Taunn, janë duke banuar në shtëpi më të vogla. Ky ndryshim i preferenacve i dedikohet mungesës së pronave në këtë zonë, por edhe ngaqë njerëzit e famshëm po e kuptojnë tani se nuk u nevojitet shumë hapësirë për të jetuar.
Një vilë në Hollivud kushton mesatarisht rreth 20 milionë dollarë dhe mund të mendosh se kërkesat për to janë të kufizuara. Por nuk ndodh kështu në botën e njerëzve të fashëm, në qytetitn e dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara, Los Anxheles. Ka shumë kërkesa për shtëpi luksoze dhe çmimet rriten çdo ditë. Sipas kompanisë amerikane të pasurive të patundshme, Truilia, çmimi i shtëpive në nëntor të vitit të kaluar u rrit me 3,8 për qind krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër shënon rritjen më të madhe të çmimeve që nga kriza e tregut të shtëpive e vitit 2007.
Shitjet e pronave janë shtuar, por numri i shtëpive në treg ka rënë me 29 për qind nga korriku i vitit 2011 deri në korrik të vitit 2012. Në kushtet kur ka shumë kërkesa, shitësit i caktojnë tani vetë çmimet. Michael Corbett është ekspert i kompanisë Truilia dhe autor i librit më të shitur “Para se të blesh”.
“Shohim një rritje prej 6,5 për qind të çmimeve në shkallë vendi. Tani shitja e pasurive të patundshme lidhet me venddodhjen. Vemë re një rritje të madhe çmimi nëpër qytete.”
Mauricio Umansky, është kryetar dhe themelues i një agjencie të pasurive të patundshme. Ai thotë se tregu u shtëpive në Kaliforni po përjeton “një stuhi të vërtetë”, kërkesa nga investitorët, më pak shtëpi në treg, çmime më të mira dhe përqindje më të ulët interesi.
“Tani blerësit nuk gjejnë dot shtëpi, prandaj është duke u zhvilluar një konkurencë e madhe mes blerësve, një luftë e vërtetë mes ofertave që ata venë për shtëpitë.”
The Home Buying Institute është një faqe kompjuterike që ofron këshilla për blerjen e pronave. Ajo parashikon rritje të mëtejshme të çmimeve këtë vit. Faqja kompjuerike e kompanisë Realtor publikon çmimet e shtëpive. Në të thuhet se numri i shtëpive për shitje ra me 40 për qind vitin e kaluar në Los Anxhelos dhe numri i shtëpive në treg pritet të pakësohet edhe më tepër, ndërsa normat e interest po ashtu pritet të mbeten të ulëta.
Si rezultat, njerëzit po kërkojnë alternativa të tjera, shtëpi më të vogla. Ato quhen mini-vila dhe janë po aq luksoze, por me përmasa më të vogla. Mauricio Umansky thotë se tani prirja është ta kesh gjithshka, por në një sipërfaqe më të vogël.
“Tani shumë njerëz nuk duan të blejnë më shtëpi tepër të mëdha, thotë ai”.
Eksperti i pasurive të patundshme Michae Corbett thotë se njerëzit tani tregohen më të zgjuar kur blejnë shtëpi.
“Ata duan t’i kenë të gjitha komoditetet dhe bukuritë, por nuk preferojnë më shtëpi të mëdha, sepse mendojnë se nuk kanë nevojë për to!”.
Por ka përsëri një grup njerëzish që duan të blejnë vila gjigande. Sipas një studimi të agjentëve imobiliarë të kompanisë amerikane Truilia, shumica e njerëzve që nuk janë amerikanë duan të blejnë shtëpi më të mëdha në Los Anxhelos. Persona të pasur nga Holanda, psh, duan shtëpitë më të mëdha, pastaj vijnë ata nga Irlanda, Britania, Suedia dhe Norvegjia. (VOA)