▪︎Sot bëhen 7 vite në rastin e Lagjes së Trimave ne Kumanovë. Shqiptarët e Maqedonisë nuk ishin trajtuar asnjëherë të barabartë, as edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën shteti maqedon kishte obligime ti trajtone shqiptarët të barbartë në të gjitha proceset e vendit.
Të ndikuar nga kjo pabarazi si dhe duke njohur edhe raste të tjera, situatës së tensioniur, trajtimit çnjerzor e raste të montuara të ish-ushtarëve të UÇK-së, morëm rrugen që ti bëjmë me dije shtetit të Maqedonisë se ish-ushtarë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , dijnë të ngrihen si në luften e 2001-shit, në mbrojtje të interesave kombërtare-shqiptare.
▪︎Si ushtarë i tri luftrave kombëtare në UÇK, në UÇPMB dhe pastaj UÇK në Maqedoni, gjithmonë kam qenë i gatshëm, që të jem në mbrojtje të Atdheut. Edhe kësaj here, isha me ndjenja dhe me zemer plotë, por pa e menduar se kësaj here “kulaqi” po na gatuhej në qarqe të tjera dhe se ne do ishim në lojra të ndyra, të interesave të grupeve dhe individëve të cilët na sakrifikuan ne dhe vlerat tona më të larta kombëtare e atdhetare.
▪︎As edhe për një moment në jetën time nuk kam menduar dhe nuk do ta mendoja, kontributin tim për trojet etnike-shqaiptare, por as edhe për një moment nuk kam menduar se ne tashmë ishin futur në një rrugë, së cilës nuk i shihet fundi. Nuk do humbja as edhe një minut shikimin e vajazave të mia, po të mendoja që rruga që isha nisur për mbrojtjen e shiptarve, do të shëndrrohej në rrugën e errët, dhe rrugën në të cilën jemi lënë të vetëm.
▪︎Shtatë shekuj e gjysmë burgë dhe 7 burgime të përjetshme për “Grupi e Kumanoves”, janë fakte dhe argumente, por edhe sinjal pë Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe Faktorin Shqiptar në Maqedoni por edhe Shqipërinë, që ky rast nuk guxon të mbetet njoll e zezë, e të mbetet i harruar. Ne jemi djemt e kombit shqiptarë, të ecur rrugëve e maleve e netëve të gjata. Netëve që dëshironim ti bënim drit për shqiptarë, por pa menduar që do bëhej rrugë e errët për ne Grupin e Kumanoves.
▪︎Nga burgu i Idrizoves, ju them se po ne jemi krenar, ne po qëndrojmë kryelartë e ballëhapur. Ne duam drejtësi, ne duam që Kosova të ngrijë zërin, ashtu siq ngritëm ne zërin në ditët më të vështira. Mbi të gjitha Kosova she Shqipëria e kan edhe obligim të kujdesen pë qytetarë e saj brenda dhe jashtë kufijve të saj.
▪︎Vetëm një hetim ndërkombëtar me pjesmarrje amerikane do ta sqarone rastin e Grupit të Kumanoves.
Liri, Barazi , Drejtësi!
Shqipëri Etnike
Ardian Bujari-Grupi Kumanoves