Slloveni – Edhe një goditje sa i përket besueshmërisë

Pas Moody’s edhe agjencia e vlerësimit Fitch e uli me një shkallë besueshmërinë e Sllovenisë për kredi. Kryeministrja sllovene deklaron se do të hedhë në gjyq agjencinë Moody’s.

Sllovenia konsiderohet si kandidati i ardhshëm për ndihmë nga partnerët e eurozonës. Por tani ky vend, që po përpiqet t’i shpëtojë bankat e veta pa ndihmë nga jashtë, mori edhe një goditje tjetër sa i përket perspektivës ekonomike. Edhe agjencia e vlerësimit Fitch e uli tani me një shkallë besueshmërinë e Sllovenisë për kredi në nivelin BBB+. Më 30 prill agjencia Moody’s e kishte vlerësuar Slloveninë e pllangosur nga kriza me statusin e ulët Ba1.
Kryeministrja sllovene Alenka Bratusek deklaroi se do të hedhë në gjyq konkurrentin e Fitch-it, Moody’s. “Ne jemi duke menduar për të ngritur padi kundër Moody’s dhe unë personalisht jam për këtë” i tha Bratusek gazetës” Veçer” në Maribor.

“Ata kanë ndërhyrë në mënyrë të pajustifikueshme në emetimin e obligacioneve të qeverisë sllovene dhe diçka e tillë nuk duhet t’i lejohet asnjë agjencie vlerësimi”, e justifikoi ajo pozicionin e saj. Për shkak të vlerësimit të keq nga ana e Moody’s Sllovenia u detyrua të ndërpresë për 48 orë ankandin me obligacione ne dollarë. Edhe pse Sllovenia arriti pas kësaj që të përfitonte me obligacione pesë- dhe dhjetëvjeçare rreth 2,7 miliardë euro, asaj i duhet të paguajë përqindje interesi pak më të larta.
ARCHIV – Das Gebäude der Ratingagentur Fitch in New York am 08.12.2011. Die Ratingagentur Fitch hat in einem Rundumschlag die Kreditwürdigkeit mehrerer europäischer und US-amerikanischer Banken herabgestuft, darunter auch die Deutsche Bank. Die kleinste der drei großen US-Ratingagenturen begründete dies mit den zunehmenden Unsicherheiten in der Finanzbranche.

Fitch e justifikoi degradimin e Sllovenisë me përkeqësimin e dukshëm të perspektivave për rritjen ekonomike të Sllovensië dhe buxhetit të saj shtetëror. Përveç kësaj po rrritet edhe kostoja për rehabilitimit të sistemit bankar gjë që rrit borxhin.

Fitch sheh edhe një rrezik politik. Qeveria po lufton ndaj rreziqeve në sektorin bankar dhe po ndërmerr reforma strukturore. Por aftësia e qevrisë për të vepruar është e kufizuar për shkak të konflikteve mes partive të ndryshme në koalicionin qeveritar.

Agjencia tjetër e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) vazhdon ta klasifikojë Slloveninë me notën «A-».

(dpa/dw)