Një nga partitë e reja që po konkurrojnë jashtë dy kampeve kryesore të politikës shqiptare ka kohë që ankohet se pas refuzimit për t’u bërë pjesë e koalicionit të Edi Ramës, po bojkotohet nga e gjithë media shqiptare.
AK e drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka pësuar disa goditje së fundi, përfshi edhe largimin e disa figurave kryesore të partisë. Një prej tyre është edhe numri 2 i Aleancës, Myslym Pasha që u bë i njohur me kundërshtimin publik që i bëri Paktit Detar me Greqinë.
AK është ankuar edhe për mungesë ndihme nga policia kur takimet e tyre janë prishur nga provokues, ndërsa së fundi, zyrat e partisë në Librazhd janë vandalizuar dhe vjedhur.
Po asgjë më shumë nuk po e dëmton partinë e re sesa bojkotimi në televizione dhe gazeta.
Në këto kushte AK po mundohet të bëhet më e dukshme nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nëpërmjet angazhimit në terren. Parrullat e tyre janë: “Te gjithe ne kembe kunder bojkotit mediatik te Rames dhe Berishes” dhe “Nuk do ta na gjeni më në media, por ne kemi zgjedhur të jemi mes jush duke trokitur në çdo derë shqiptare!”