Nju Jork, 16 maj 2022 – Kongresisti amerikan Ritchie Torres, mbështetës i madh i kauzave të shqiptarëve në Uashington, ka shprehur kënaqësinë që ka marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit të një rruge të Nju jorkut me emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Torres, në një postim në Twitter, ka thënë se komuniteti shqiptar në lagjen Bonx e pasuron kulturën dhe diversitetin e Nju Jorkut.
“Komuniteti shqiptar në Bronx i sjell kaq shumë kulturës dhe diversitetit në bashkinë tonë. Krenar që këtë fundjavë iu bashkova ceremonisë së nderimit të Gjerg Kastrioti Skënderbeut me pagëzimin e një rruge me emrin e tij”, ka shkruar Torres.
The Albanian community in the Bronx brings so much to the culture and diversity to our borough. Proud to join in commemorating Gjerg Kastrioti Skenderbeu with a street co-naming ceremony this weekend. pic.twitter.com/RHJwlCtGdO
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) May 16, 2022
Torres e ka publikuar edhe një fotrografi nga ceremonia e emërimit të rrugës.
Një rruge e lagjen Bronx të Nju Jorkut, të dielën, iu shtua emri i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në ceremoninë e emërtimit të rrugës morën pjesë edhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.
Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
(r.m.)