Drejtuesi Arben Kraja raporton në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit për punën e SPAK-ut si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH
Knid Ndrenika
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Arben Kraja tha në Tiranë se me paratë e konfiskuara nga veprimtaritë kriminale, është ndërtuar laboratori i ekspertimeve digjitale.
Zoti Kraja raporton në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit për punën e SPAK-ut si dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH.
“Ne kemi aplikuar dhe pasi janë marrë fondet, u blenë pajisjet. Kemi marrë tre nga ekspertët më të mirë që janë në vend dhe është bërë eficient në fund të vitit 2021. Janë trajnuar edhe prokurorët dhe hetuesit e BKH-së. Ndërkohë, për periudhën e fundit kanë kryer 118 akte ekspertimi”,- tha ai.
Po ashtu drejtuesi Kraja vërejti se kanë vazhduar emërimet në strukturat e SPAK-ut dhe BKH-së si dhe bashkërendimi me institucionet e tjera.
SPAK-u ka punuar me 13 prokurorë nga 20 të kaluar nga Kuvendi, ndërkohë që në korrik 2021 u emëruan edhe dy prokurorë, për shkuar në 17 edhe me dy të tjerë në dhjetor 2021. Ndërkaq, nga shtatori 2021 filluan punën oficerët e BKH-së
“Është bërë vlerësimi i punës për të gjithë stafin. Janë parashikuar mbi 340 mln për efekt personeli. Në strukturë janë miratuar 164 punonjës. Prokurorë nga 20 kanë qenë 15. Hetues në BKH kanë qenë 29”-tha zoti Kraja.
SPAK-u po ashtu ka bërë funksionale zyrën e përgjimeveduke ecur me akte ekspertimi dhe sigurimin e bazës së të dhënave, sipas ligjit për SPAK-un.
“Duhet të kemi infrastrukturë të ngritur e më pas të marrësh sisteme. Kemi ngritur infrastrukturë moderne. Rrjetet tona janë certifikuar. Kemi siguruar lidhje me fibër optike. Ka filluar marrja e aksesit, që ne i shfrytëzojmë për efikasitetin e hetimit. Të punosh nga sistemi me letër e të kthehesh në sistem elektronik ka vështirësi. Aktualisht jemi në proces të blerjes së pajisjeve”-saktësoi ai.
Ai shtoi se kanë pasur informacione me një sërë institucionesh dhe vlerësuar bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar. Kemi pasur rritje për ndihmë juridike. 50% i është kthyer përgjigje.