Nganjehere, rralle, teper rralle kryeopozitari Rama, qe e synom me domosdo, dhe gati e ka bere fakt te kryer marrjen e karrikes se kryeministrit, ta jep mundesine te marresh vesh se si mendon dhe cfar idesh ka ne koke, nese vertet ka ndonje te tille. Per shembull, dje ne bisede me gazetare, pyetjes “Kujt ia atribouni kete peshe me te madhe te rritjes ne sondazhe?” Rama i pergjigjet:”Une i jap peshe te gjithe elementeve,pasi besoj qe nuk ndodh qe ne nje fushate te dominoje vetem njeri element.Eshte si te thuash se Obama fitoi vetem fale refuzimit popullor per Bushin, ose vetem fale aftesive dhe programit te tij te shkelqyer.Nuk mund te ndahet.”
Kam shkruar edhe here te tjera se ky Rama e ka gati si obsesion te ngjaje si Obama, te kete imazh si Obama, te artikuloje si ai, bile edhe te beje shaka si ai. Nuk e ka keq ne pamje te pare. Po fama nuk eshte si puna e gripit qe ngjitet. Rruga e Obames per te mberritur deri aty ku ai eshte sot mund te ngjaje me rrugen e Rames per te mberritur ne karriken e kryeministrit sa c’mund te ngjaje ngjitja ne malin e Everstit me verdallosjen rreth nje oazi. Kete te dyten e ka bere Edi Rama. Ai eshte verdallosur qekurse ka lere per rreth oazit. Oazi kane qene privilegjet e Bllokut ku ai eshte rritur dhe formuar dhe me pas jane privilegjet qe ia ka shtuar vetes duke qene per njembedhjete vjet kryetar i bashkise se Tiranes, bashkia me e madhe e Shqiperise. Eshte krejt e qarte se linja grafike e Obames ne ngjitjen e tij nuk ka kurrfare ngjashmerie me ate te Edi Rames. Obama u rrit nga nena e tij, dhe babai pothuajse i mungoi. Obama vajti ne Harvard dhe u be nje student i shkelqyer, ndersa Edi Rama ka mbaruar nje shkolle per piktor dhe kerkush nuk e llogarit per piktor, pervecse ca kritike arti qe e quajne totalisht te deshtuar.Njeri, per shembull e quan te deshtuar njelloj si deshtoi Hilteri si piktor. Por, le te mos e zgjasim me keto krahasime sepse eshte e kote. Ajo qe ben pershtypje eshte pse tani, pse pikerisht tani Edi Rama zgjedh t’i jape vetes “madheshtine” e Obames dhe a ka te ngjare qe ai t’i thithe votuesit sikurse i thithi zoti Obama dy here rresht? Kjo eshte ceshtja.
Ne rradhe te pare dhe mbi te gjitha Edi Rames i nga ngelur ora. Shkurt ai eshte bere si ai njeriu qe vuan nga alzajmeri dhe nuk e ka idene e hapesires dhe te kohes. Rama permend “… refuzimin popullor per Bushin”, por kjo ka ndodhur ne vitin 2008, kur ishte edhe ky nje faktor kur zoti Obama garoi perballe John Mccain dhe fitoi ndaj tij. Tani jemi ne vitin 2013. Ose me sakte, ne nentor te vitit te kaluar, Obama fitoi ndaj Mitt Romneyt jo aq per shkak te faktorit Bush, por per shkak se qe i zoti te bente nje fushate elektorale fantastike nepermjet te ciles arriti te kapitalizoje cdo vote te mundshme duke zbatuar kredon e terheqjes se te gjitha minoriteteve , vevanerisht atij hispanik, ne favor te tij. Kur strategjistet me ne ze konservatore amerikane, pershire Karl Rove dhe Dick Morris parashikonin qe votuesit afrikane-amerikane do te ishin me te paket ne numer ne vitin 2012 se ne vitin 2008, Obama qe i zoti jo vetem t’i ruaje votuesit me ngjyre, por edhe t’i shtoje. Pra, mencuria e Obames per te terhequr minoritetet e riperseriti fitoren e tij, ndonese ai mori pese milion me pak vota nga cfar kishte marre ne vitin 2008.
Tani, le te kthehemi ne terrenin shqiptar, per te provuar se Edi Rama, ka bere dhe po ben krejt te kunderten e asaj fushate elektorale qe ka bere Obama vitin e kaluar. Por , per ta bere kete, ne duhet t’i kujtojme zotit Rama, se Sali Berisha rierdhi ne pushtet, po te perdorim standardin qe pelqen Rama , per shkak te “Bushit shqiptar”, pra per shkak te refuzimit popullor ndaj Fatos Nanos. Kjo ndodhi ne 2005, e perseris, per ta sjelle ne kohen e tanishme zoterine Rama, i cili nga qe eshte vone per vete, kerkon te vonoje, dhe te lere ne kohen e shkuar edhe Shqiperine. Sali Berisha e perseriti fitoren e tij ne 2009 kur nuk kishte me perballe Fatos Nanon, por kishte perballe Edi Ramen. Tani, shtrohet pyetja kush ishte antipopullori, Berisha apo Rama? Nuk mund te jepet nje pergjigje definitive per kete, por se paku me popullor ishte Sali Berisha, te cilit populli me voten e tij i dha mundesine te formoje qeverine. Ate qeveri, qe, dy here rresht, edhe pas kater vitesh, Edi Rama, nuk qe ne gjendje t’ia rrezoje edhe pse e pati rastin edhe para nje muaji kur nje aleat i Berishes beri, por e quaj une, nje pabesi pragmatiste qe nuk dihet se cfar rezulati “pragmatik” do t’i ofroje vetes . Dhe, aq me teper nuk dihet se cfar do t’i ofroje ustait ,te cilit si cirak ose si usta i gatoi nje tave me ngjala me kete rast…
Ne Shqiperi nuk ka ne kuptimin klasik amerikan nje “ethnic policy” qe mund te zbatohej ne fushata elektorale,sepse edhe kompozimi i votuesve eshte pak a shume i njejte, ndryshe nga Amerika ku perberja etnike eshte dhe ka per te mbetur per nje kohe te gjate si faktor ne rezultatet e fushateve elektorale. Megjthate, edhe ne Shqiperi mund te flitet per terheqje te votuesve me specifika te vecanta, ku ben pjese per shembull minoriteti grek. Pervoja historike ka treguar se minoriteti ka votuar per partine e tij, por nuk kane qene ta pakta rastet kur eshte bere aleat here me Partine Demokratike dhe here me Partine socialiste. Kesaj here partia e PBDNJ ka vendosur t’i bashkohet Edi Rames ne votime. Por, Rama ka krijuar kunder tij ca “minoritete” te tjera brenda vetes duke perjashtuar personalitete te partise se tij, te cilet kane gezuar admirimin e votuesve, ne Vlore, ne Diber, ne Tirane , ne Kukes, ne Lezhe.,etj. Gjithandej me nje fjale. Krejt te kunderten ka bere zoti Berisha ne partine e tij dhe ne koalicionin qe ka formuar.Berisha e ka vleresuar gjithe shtresen e te persekutuarve politike me caktimin si kandidat per deputet te poetit Visar Zhiti. Ai, gjithashtu e ka vleresuar minoritetin grek me caktimin e Spiro Kseres si kandidat per deputet ne Gjirokaster. Nga ana tjeter, e ka vleresuar elektoratin e tiranasve autoktone te vjeter duke vene ne liste te sigurte aleatin e tij Dashamir Shehin, nje politikan serioz dhe me pervoje. Po keshtu, me mjaft maturi ka ditur te vleresoje edhe kontributet e Kastriot Islamit, Asllan Dogjanit dhe Gjovalin Kadelit. Sepse Berisha ka nje filozofi tjeter nga oponenti i vet, ai ka filozofine e perfshirjes se kontributeve dhe te kontributoreve.Ndersa Rama , xheloz dhe inferior ndaj vlerave dhe njerezve me kontribut aplikoi praktikat e perjashtimit dhe i zevendesoi ato me parashutimin e klienteve te tij te tipit Kokedhima.
Shkurt dhe per ta mbyllur, Edi Rama nuk mund t’i bjere defit para kohe dhe te mburret se ka edhe program ” te shkelqyer”,si Obama, ( ai qe ka prezantuar deri tani eshte me shume nje leksion per studente i Ilir Beqjes) dhe se oponenti perballe qenka i papelqyer nga populli. E kunderta mund te rezultoje e vertete shume shpejt, dhe pastaj Rames , nuk i mbetet tjeter vecse te kendoje me ca jevgj te Tiranes kengen ate ” Si nuk hypi Faja n’fik./ xhepin plot me metelik/ la e ly si nji ashik/ Me gisht n’goje mbeti Faja/ Nuk i bjen ma qofte Daja…”