Në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi ndjesë nga Serbia për krimet në Kosovë dhe në tërë ish-Jugosllavinë
Knid Ndrenika
Deputeti opozitar republikan Fatmir Mediu kërkoi që Shqipëria të parandalojë ndikimin apo përfshirjen e interesave politike, ekonomike, të inteligjencës dhe ushtarake të Rusisë dhe Kinës.
Ish-ministër i Mbrojtjes Mediu, në seancën plenare tha se duhen vendosur vija të kuqe për çështje të interesit kombëtar.
Zoti Mediu tha se Serbia vazhdon politikën dhe duke përdorur formën e paduhur “Kosovë dhe Metohi” si pjesë të territorit të saj.
Sipas tij, interesi ynë kombëtar, kërkon që të kemi qëndrime të përbashkëta.
Ish-ministri Mediu kërkoi njohjen e krimeve nga Serbia, që pyeti shpesh pse armatoset dhe që marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën të mos cenohen.
“Kujtoj thënien e presidentit Klinton: “Askush nuk u kërkon të harroni, por kërkon që ju të falni”. Kjo ishte fjala e tij në Prishtinë pas luftës. Faljen nuk e ofron askush nga ne. Ne s’kemi të drejtë por populli i Kosovës, ndërsa ndjesën dhe pendesën duhet ta bëjë Serbia. Duhet patjetër që Serbia të njohë krimet që ka bërë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë ish-Jugosllavinë”.
Ai shtoi se “Është urgjente sado problematike që ne duhet të diskutojmë me Prishtinën. Marrëdhëniet e Tiranës me Prishtinën sot janë shumë të rëndësishme dhe kanë nevojë për një mirëkuptim”.
Zoti Mediu shtoi se Shqipëria ka përgjegjësi më të madhe edhe duke qenë Presidente e Radhës së Këshillit të Sigurimit.
Ai tha se përpara samitit të NATO-s duhen diskutuar çështjet e rëndësishme të sigurisë ballkanike.