Ajo e quan ministren sllovene Tanja Fajon “një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”
Knid Ndrenika
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se ndihej e kënaqur nga fillimi i ditës së punës në takimin me homologen e Sllovenisë, Tanja Fajon.
Zo nja Xhaçka postoi në tuiter një mesazh vlerësues për punën e eurodeputetes Fajon në lidhje me shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.
“Fillim i mbarë i ditës me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”-shkruan zonja Xhaçka”.
Ajo e quan ministren sllovene Tanja Fajon “një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
“Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”-përfundon mesazhi i ministres Xhaçka.
Ajo e hodhi postimin pas takimit me MPJ të sapoemëruar të Sllovenisë, Tanja Fajon pak përpara ministerialit të SEECP që mbahet sot në Selanik.