Kompozitori i njohur shqiptar do të shkëputet përkohësisht nga baza e tij në Universitetin e York-ut në Angli për t’u zhvendosur në Ithaca, New York
Kompozitori i njohur shqiptar, Thomas Simaku, do të jetë Profesor i Ftuar i Kompozicionit për një vit në Kolegjin e Ithaka-s, në New York, si fitues i bursës së njohur “Karel Husa” për sezonin 2022-2023.
“Çmimi Profesor Vizitues i Kompozicionit Karel Husa (Karel Husa Visiting Professor of Composition) i jepet çdo vit një figure të madhe të komopozimin e muzikës”, thuhet në shënimin me këtë rast të botuar nga Universiteti i Yorkut, në Britani, ku jep mësim kompozitori shqiptar. Profesori Vizitues vjen në kampusin e Ithaca College gjatë vitit akademik për të ligjëruar mbi muzikën e tyre dhe çështje me rëndësi për kompozicionin bashkëkohor”.
Gjatë këti viti, bën të ditur njoftimi nga Departamenti i Muzikës, Profesorët Vizitues japin edhe mësime private për studentët që diplomohen në kompozicion në Shkollën e Muzikës. Gjatë këtij viti, sipas traditës profesorë dhe student të Shkollës së Muzikës në Kolegjin e Ithacas do të luajnë pjesë muzikore nga repertori i kompozitorit Thoma Simaku.
Kjo bursë jepet për nder të kompozitorit dhe dirigjentit amerikan Karel Husa (1921-2016) – fitues I Çmimit “1993 Grawemeyer” dhe Çmimit Pulitzer për Muzikën në 1969.
Laureatë të tjerë përpara shqiptarit Simaku, kanë qenë profesorë të kompozicionit nga Harvard University, University i Chicago-s, dhe Konservatiori i Parisit.
Njoftimi nga York University thotë se muzika e Thoma Simakut ka tërhequr audienca në mbarë Europën dhe Shtetet e Bashkuara, e mët tej për më shumë se tre dekada. E përshkruar nga juria e Çmimit Britanik të Kompozimit si “vizionar dhe tërësisht origjinal”, nga Radioja Kombëtare Franceze si “befasues”, si dhe nga revista gjermane “Neue Zeitschrift für Musik” si “marramendësisht origjinal” muzika e tij ka marrë lëvdata të shumta “për cilësitë shprehëse dhe gërshetimin e pashoq të intensitetit dhe modernizmit”.
“Shprehshmëria ka cilësitë e saj idiosinkretike që integron aspekte të aurës së muzikës së lashtë me idioma bashkëkohore duke krijuar ‘peisazhe zanore visherale të pandalshme’ (Revista e BBC-së) Magazine)”, thuhet në këtë njoftim që na mëson se diskut i fundit CD i nxjerrë nga shtëpia diskografike suedeze “BIS Records” në 2020 ka fituar admirim dhe është duartrokitur nga kritika në revistat kryesore të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe SHBA.
“Professor Simaku po punun aktualisht për një albim të ri me solistë të Ansamblit Ndërbashkëkohor (Ensemble Intercontemporain)”, thuhet në fund të njoftimit nga Departamenti i Muzikës në Universitetin e York-ut.
(Përgatiti Ruben Avxhiu)