Drejtoi rezistencën e armatosur në Veriun e Shqipërisë kundër regjimit, veprimtari përkujtimore për Mark Gjomarkun 

Nga Beqir SINA

LEZHË

Shoqata e Intelektualëve ” Trojet e Arbrit “Asociacioni: L`association Royaume Du Soleil dhe Forumi i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Lezhë, organizuan një Akademi përkujtimore me rastin e 76 – vjetorit të vrasjes se komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Marku.

Ndërkohë pasardhës të familjes Gjomarku,miq e dashamirë të tyre,pinjollë të familjeve nga më në zë të kësaj krahine, intelektualë nga Malësia, Mirdita Lezha, Shkodra, Kosova dhe Mali i zi, e mbarë trojet shqiptare dhe diaspora, te përndjekur dhe ish të burgosur politik, qytetarë të Lezhës, ishin pjesë e Akademisë Përkujtimore të mbajtur në Qëndren Kulturore për Fëmijë “Gjergjë Lacaj” në Lezhë, për Mark Gjomarkun me rastin e 76 vjetorit të vdekjes së tij, në luftë të armatosur kundër forcave të sigurimit shtetit dhe ushtrisë që drejtoheshin nga oficerë rusë dhe serbe. 

Mrsc. Nue Oroshi, historian dhe publicist, deputet i partisë së CDU-së në Asamblenë e Kielit – Gjermani, kryetari i Shoqatës së Intelektualve Shqiptar “Trojet e Arbërit“, tha se: „Sot e përmbyllem Javën e Trojeve të Arbrit me akademinë përkujtimore me rastin e 76 vjetorit të rënies heroike të Kapidan Dr Mark Gjon Markut komandantit legjendar te Shqipërisë Etnike.Akademia ishte madhështore dhe falëndëroj të gjithë pjesëmarrësit. Figurat e ndritura të historisë shqiptare po kthehen në vëndin e duhur.“ 

Ndërsa, shkrimtarja dhe publicistja Bianca Maria Gjomarkaj Nakovic e bija e Kapidan Ndue Gjon Markagjoni (Gjomarkaj), mbesa e Kapidan Gjon Markagjoni, e cila nuk arriti të marë pjesë në këtë konferencë për arsye familjare, nga Roma ku jeton e përshëndeti aktivitetin: “Dua të falënderoj Nue Oroshin dhe Tomë Mrijajn që bënë të mundur sot një ngjarje shumë të rëndësishme. Më vjen keq që nuk munda të jem aty për shkak të një emergjence personale, por e di që kushëriri im Artan Lleshi përfaqësoi me dinjitet dhe respekt familjen e Kapidan Markut dhe i jam përgjithmonë mirënjohës. Nuk duhet të harrojmë kurrë, si komb, sakrificat e heronjve trima të luftës kundër komunizmit.“ shkruan Bianca Gjomarkaj.

Studiuesi i Mirënjohur që jeton në Gjermani Ndue Oroshi, kreu i Shoqatës Trojet e Arbërit, një prej organizatorëve të këtij eventi u shpreh për Syri Televizion se shqiptarët duhet të njohin kontributin e Mark Gjomarkut dhe familjes tij për Mirditën dhe për Shqipërinë, teksa kjo familje sipas tij ka qenë ndër shekuj simbol i rezistencës dhe injektore e kryengritjeve për pavarësi. 

Ndërsa, Artan Leshi-Gjokmarkaj, pasardhës i familjes Gjomarku në Mirditë u shpreh për Syri Televizion se shqiptarët duhet të njihen me historinë e dyerve të mëdha që shpëtuan këtë komb nga zhdukja dhe mbi të gjitha të mos harrojnë të shkuarën pasi armiqtë e vjetër nuk bëhen miq të rinj. 

Pas përmbylljes së kësaj veprimtarie tre ditore, protagonosti kryesor, moderatori dhe i përkushtuari, kryetari i Shoqatës së Intelektualve Shqiptar „Trojet e Arbërit“, Msc. Nue Oroshi, bëri edhe përmbëledhjen e këtij aktiviteti i cili u hap me Himnin Kombëtar

Ndërsa, historianë dhe studiues nga mbarë trojet shqiptarë mbajtën kumtesa në këtë akademi për ndër të Gjon Mark Gjonit, njeriut simbol të rezistencës së armatosur kundër regjimit komunist. 

Në vazhdim Martin Dedaj, deklamoj një prozë të Ernest Koliqi : ” Kanga e Kapidan Markut ” 

Ndërsa, Ffjala e hapjes ishte nga kryetari i Shoqatës ” Trojet e Arbrit ” Mr.sc.Nue Oroshi, i cili lexoi edhe Telegramin përshëndetës të kryetarit te Asociacioni:L`association Royaume Du Soleil-Francë – Gazetarit Leon Molla 

Ndërkohë, fjala përshëndetëse në emër të familjes se Kapidan Mark Gjon Markut – i takoi pinjollit të familjes së kapedanit të Mirditës – intelektualit Artan Lleshi -Gjomarkaj

Kënga : ” Thrret Prizreni mori Shkodër ” – kënduar Mirak Ukaj nga Gjermania ardhur enkas për këto aktivitete ishte pjesë e solemnitetit. 

Enciklopedia e krimeve komuniste në Mirditë: 

Në përfundim të kësaj akademie u njoftua për caktimin e një Grupi punues për grumbullimin e materialeve për përgatitjen e Enciklopedisë së krimeve komuniste në Mirditë nga autorët Nue Oroshi dhe Leon Molla.

Himni Kombëtar çeli siparin e ditës së tretë dhe të fundit në Javën e Trojeve të Arbrit organizuar prej  Shoqatës së Intelektualve Shqiptar „Trojet e Arbërit“

Pjesa shkencore : 

Eugjen MERLIKA : “KAPIDAN MARK GJON MARKU NË SHKRIMET E TAHIR KOLGJINIT”

 Tomë MRIJAJ : ” QËNDRESA HEROIKE E KAPIDAN MARK GJON MARKUT BAZUAR NË KUJTIMET E BASHKËLUFTËTARËVE TË TI NË AMERIKË “

Ndre MOLLA :” REZISTENCA ANTIKOMUNISTE E KAPIDAN MARK GJON MARKUT NË MIRDITË “

Nue OROSHI: ” KOMANDANTI LEGJENDAR KAPIDAN MARK GJON MARKU UDHËHEQËS I LUFTËS PËR SHQIPËRINË ETNIKE “

Televizioni kombëtar SyriTV, I cili mbulojë aktivitetin tha se: 

Grupi prej 28 burrash i Mark Gjomarkut u rrethua nga forcat e ndjekjes që drejtoheshin nga ushtarakë rusë në Prosek të Mirditës, pas disa orë luftimesh grupi çau rrethimin. Kreu i grupit Marku, u kthye për të tërhequr një ushtar të plagosur, ku u plagos edhe vetë. Ai vrau veten për të mos rënë në duar të komunistëve.

Figura e Mark Gjomarkun për dekada gjatë regjimit komunist u la në harresë, pasi ai deri ditën kur u vra konsiderohej edhe makthi i kupolës komuniste, pasi ai drejtonte rezistencën e armatosur në Mirditë dhe mbarë veriun e Shqipërisë. 

Mark Gjomarku jetën ia kushtoi një Shqipërie të Bashkuar dhe Evropianë, ndaj ai ishte ndër të parët që më urdhër të Beogradit do vihej në shënjestër të forcave të ndjekjes që nga viti 1944 deri në 1953 u instaluan në Mirditë. 

Mark Gjomarku ishte kreu i rezistencës së armatosur kundër instalimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Ai udhëhiqte grupet e rezistencës në Mirditë dhe mbarë veriun e Shqipërisë. Ai se bashku me 28 pjesëtarë të grupeve të rezistencës ranë në priten e ushtrisë dhe sigurimit qe drejtoheshin nga ushtarakë rusë dhe serbe në 1946 në Prosek të Mirditës. 

Pas një lufte të ashpër grupi i Gjomarkut çau rrethimin, por Mark Gjomarku u kthye për të marrë shokun e plagosur, teksa aty u plagos edhe vete. Në këto rrethana ai zgjodhi vetëvrasjen për të mos rëne i gjallë në duart e Sigurimit.

Rezistenca e Armatosur kundër instalimit të regjimit në Mirditë vijoi deri ne vitet 1953-1954. Gjatë kësaj periudhe dhjetëra burra u vranë në luftime dhe u pushkatuan e me mijëra familje u internuan, teksa territori i rrethit të Mirditës u nda në 5 krahinë.