Bruksel, 24 qershor 2022 – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të premten se Spanja do ta mbështesë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian të vitit 2016, raporton “infolibre”.
“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, ka thënë Sanchez, në një konferencë për shtyp, në fund të takimit të Këshillit Evropian në Bruksel.
Këshilli Evropian nuk ka dhënë ende dritë jeshile për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për shkak se, ndër të tjera, pesë shtete anëtare të BE-së – Spanja, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
(r.m.)