“Jam mamaja e vërtetë e Putinit”,- dëshmia e një të moshuare gjeorgjane.
Përgatiti: Redin Hafizi
Një hije nga e kaluara e njeriut më të fuqishëm të Rusisë, që në të vërtetë për të , Vladimir Putin, dihet shumë pak ose aspak përpara hyrjes së tij në KGB. Një grua nga Osetia e Jugut, Vera Nikolajevna Putina, deklaron se është mamaja e tij. Tetëdhjetëedyvjecarja jeton në Metekhi, një fshat në Kaukaz, pak kilometra larg qytetit Gori, qyteti i lindjes së Josif Stalinit. Zëdhënësi i kryeministrit rus e ka përgënjeshtruar komplet këtë histori. Megjithatë gruaja që ka lindur në Achora, në zonën e Uraleve, në vitin 1926 është treguar e gatëshme të provojë lidhjen prindërore përmes një testi të ADN-së nëse do të ishte e nevojshme.
Në të vërtetë dihet shumë pak rreth fëmijërisë dhe adoleshencës së njeriut që prej 1999 ka drejtuar Rusinë. Nga ana tjetër dihet që bëhet fjalë për një ish-agjent të KGB-së. Në biografinë që i është shpërndarë ambasadave thuhet se Putin ka lindur në Shën Petërburg më 7 Tetor 1952. Është diplomuar për juridik në nga Universiteti Shtetëror i Leningradit në vitin 1975. Në të njëjtin vit bëhet pjesë e shërbimeve secrete nga të cilat do të dalë në vitin 1990. Në një afërsisht autobiografi të tij në “Personi i Parë” (First Person), Putin thotë se ai është djalë i vetëm dhe babai i tij punonte në një nëndetëse të marinës ruse dhe se prindërit e tij kishin bindje të forta komuniste, por edhe besim të fortë ortodoks. Po sipas autobiografisë të dy prindërit e tij kanë vdekur nga kanceri në pak muaj distancë nga njëri tjetri, në vitin 1996.
Në ndryshim nga deklaratat e autobiografisë, Vera Putina deklaron se Vladimir Putin është djali i saj. Ajo ka folur për të përditëshmen angleze “Daily Telegraph” duke treguar edhe një foto të një fëmije me sy të akullt krejt si ato të kryeministrit aktual. Sipas kësaj historie të pabesueshme, ajo deklaron se Putini i vogël ka jetuar në fshatin gjeorgjan nga tre deri në dhjetë vjeç dhe më pas është dërguar në Ochyr të Rusisë pranë gjyshërve të tij nga babai. Gjithnjë sipas të moshuarës babai i ish presidentit Putin te cilin me përkedheli ajo e quan “Vova”, Platon Privalov, ishte rus, e kishte lënë atë shtatzënë dhe ishte larguar për t’u martuar me një grua tjetër. Vova, pra Vladimir Putin, sipas tregimit të të moshuarës ka lindur në 7 Tetor 1950, ekzakt dy vjet përpara datës në biografinë zyrtare. Ai u rrit në Gjeorgji sin je fëmijë jo i ligjshëm sic konsideroheshin në atë kohë fëmijët jashtë martese në vendet komuniste. Burri tjetër gruas që pretendon se është mamaj e kryeministrit Rus, Vera Putina e detyroi këtë të fundit që ta largonte nga shtëpia fëmijën e saj.Ai ishte gjerogjan.
Në vitet ’90 një e përditëshme gjeorgjane “Alya” ra në gjurmët e historisë duke cituar gjithnjë deklaratat e Vera Putina, por po sipas saj kanë qenë Shërbimet Sekrete si gjatë kohës kur Putin punonte për KGB-në dhe më pas kur ai hyri në politikës që i kanë kërkuar asaj që të mbyllte gojën. Një bllokim i tillë sikur i fashit pak pas luftës ruso-gjeorgjane të verës së kaluar.Pas kësaj lufte kanë dalë edhe banorë të tjerë të zonës që kanë mbështetur verisonin e gruas së moshuar dhe ata janë kontaktuar nga e përditëshmja angleze.Ish-mësuesja Shura Gabinashvili tregon një regjistër të vjetër ku Vladimir Putin figuron i regjistruar në shkollën e Matekhi deri në vitin 1960. “Ishte më i shkurtri i klasës”,-thotë ish mësuesja e moshuar,-“por dëshironte të ishte i pari në gjithçka”.
(Marrë nga revista italiane “Panorama”)