Kadetë të FSK-së stërviten bashkë me kadetë të NATO-s në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë, 26 qershor 2022 – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se një kompani e kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në një stërvitje të përbashkëta të kadetëve të vendeve anëtare të NATO-s “Kampi Veror 2022” në Maqedoninë e Veriut.

Në postimin e tij në Facebook, ministri Mehaj e ka cilësuar këtë si mundësi të shkëlqyer që kadetët e FSK-së t’i rrisin shkathtësitë e tyre.

“Kadetët tanë përkrah kadetëve të ushtrive të vendeve të NATO-s në Stërvitjen ‘Kampi Veror 2022’, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.

Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur.

Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës!

(r.m.)