Hoxha: Kryebashkiaku i Roterdamit është kërcënuar në Tiranë

Tiranë, 28 qershor 2022 – Kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, është kërcënuar në Tiranë, gjatë ndeshjes finale të Conference League.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Artan Hoxha.

Aboutaleb ka mbërritur më 25 maj në Tiranë, para ndeshjes së skuadrës së Roterdamit “Feynoord” me skuadrën e Romës, në stadiumin “Air Albania.

Gazetari Hoxha zbuloi se një grup tifozësh kanë ngritur në stadium një banderolë me mesazh kërcënues për kryebashkiakun. Për këtë arsye janë marrë masa shtesë për sigurinë e tij.

Hoxha tha se për këtë ngjarje ka nisur hetimi në Holandë dhe këta të fundit kanë kërkuar informacion shtesë nga Shqipëria.

“Finalja e Conference League ishte e ara e këtij trofeu dhe prandaj pati kaq jehonë. Së dyti dolën dy skuadra shumë të mëdha. Kryetari i baskisë së Roterdamit ka ardhur ditën e finales në mëngjes. Fun Zone ishte në krah të ministrisë së Brendshme. Autoritet holandeze e nisën hetimet sepse mes grupeve të tifozëve është nxjerrë një banderolë e shkruajtur në dialektin e gjermanishtes. Ka qenë një mesazh kërcënues për kryetarin e bashkisë së Roterdamit. Menjëherë autoritetet atje kanë nisur hetimin dhe është kërkuar nga shqiptarët që të merrnin masa ekstra për ta siguruar. Është menduar që ky grup personash mund të rrezikonin jetën e kryetarit të bashkisë së Roterdamit. Autoritetet holandeze jo më larg se të martën e kaluar u kanë kërkuar autoriteteve tona informacion shtesë për disa persona qytetarë holandezë. Ata e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje. Ata duan të parandalojnë një ngjarje që mund tu ndodhë atje. Kanë kërkuar informacion shtesë. Një hetim që ne në Shqipëri e kanë neglizhuar. Nuk e di përgjigjen, por edhe prokuroria shqiptare është duke e ndjekur këtë çështje. Kemi një hetim që vazhdon edhe në Shqipëri edhe në Holandë”, tha Hoxha në ABC Live.

(abcnews.al)