Në çdo shtet të mirëfilltë demokratik , e drejta e fjalës së lirë si edhe e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore,është e garantuar me ligj apo kushtetutë,mirëpo në Mal të Zi,pra në shtetin i cili pretendon të jetë demokratik dhe që aspiron të jetë pjesë e integrimeve europiane,fatkeqësisht këto të drejta themelore cenohen vazhdimisht.
Shembulli i fundit i arrestimit dhe burgosjes së grupit shqiptar nga Martinajt të cilët protestuan në mënyrë paqësore dhe ushtruan të drejtën e mbrojtjes së pronave të tyre,tregon dispunimin antishqiptar të pushtetit të tanishëm malazez.
Veprimet e fundit të pushtetit malazez në fshatin Martinaj, janë plotësisht në kundërshtim me parimet demokratike sepse autoritett qeveritare të Malit të Zi, në vend të dialogut dhe mirëkuptimit me banorët vendas të fshatit Martinaj, ato po ushtrojnë gjuhën e dhunës ndaj shqiptarëve të kësaj treve etnike,duke burgosur njerëz të pafajshëm të cilët kërkuan drejtën e tyre legjitime.
Kjo nuk është hera e parë që pushteti malazez mundohet të zgjidh problemet përmes aksioneve policore ndaj shqiptarëve.Arrestimet e fundit të shqiptarëve në Martinaj,dëshmon edhe një herë se qeverisë malazeze nuk i intereson zgjidhja e problemeve të shqiptarëve sipas standardeve europiane,por përkundrazi, përmes uzurpimit të pronave ku banojnë shqiptarët si dhe përmes metodave të ndryshme të presionit politik dhe ekonomik ndaj tyre ,ky pushtet, ka për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi i tyre stërgjyshor me synim përfundimtar të spastrimit etnik të trevave shqiptare.
Apelojmë tek autoritet malazeze që të japin fund një herë e përgjithmonë metodate të dhunës dhe sjelljes së tyre diktatoriale dhe antidemokratike ndaj kërkesave të drejta dhe paqësore të shqiptarëve dhe të demonstrojë respekt dhe tolerancë në rend të parë ndaj banorëve shqiptar në Martinaj,por edhe ndaj kërkesave të përgjithshme të shqiptarëve në Mal të Zi.