Uashington, 14 korrik 2022 – Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se lufta e Rusisë në Ukrainë përfaqëson “sfidën më të madhe” për ekonominë globale.
“Sfida jonë më e madhe sot vjen nga Rusia”, tha ajo në një konferencë shtypi më 14 korrik në ishullin turistik në Bali, përpara takimit të shefave të financave të Grupit të 20 (G20) më 15-16 korrik.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë një sy të qartë për pasojat ekonomike dhe humanitare të luftës [të Presidentit Vladimir Putin]”.
Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia ka rritur çmimet e karburanteve dhe ushqimeve, duke goditur botën që po përpiqet të dalë ekonomikisht nga pandemia e koronavirusit.
Yellen tha se do t’i shtyjë aleatët në takim për të rënë dakord për një kufi të çmimit të naftës ruse për të reduktuar aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën e tij dhe për të ulur kostot globale të energjisë.
Ajo nuk tha nëse shefat e financave perëndimore do të largohenkur zyrtarët rusë të flisnin në ngjarjen indoneziane, siç bënë në një takim të G20 në Uashington në prill.
“Nuk mund të jetë si zakonisht,” tha ajo.
“Unë mund t’ju them se sigurisht që mund të pres që të shpreh në termat më të fortë të mundshëm pikëpamjet e mia për pushtimin e Rusisë…të flas për ndikimin e tij në Ukrainë dhe në të gjithë ekonominë globale dhe ta dënoj atë”.
“Pres që shumë nga kolegët e mi do të bëjnë të njëjtën gjë”.
(REL)