Serbia pamundëson pjesëmarrjen e pingpongistëve të Kosovë në Kampionatin Evropian

Prishtinë, 16 korrik 2022 – Komiteti Olimpik të Kosovës (KOK) njoftoi se Serbia ka pamundësuar pjesëmarrjen e pingpongistëve kosovarë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21 që po mbahet në Beograd.

KOK kujtoi se kjo nuk është hera e parë që sportitët e Kosovës nuk  lajphen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare qeë zhvillohen në Serbi dhe për këtë akuzon autoritetet shtetërore të Serbisë që ndërhyjnë edhe në sport për qëllimet e tyre politike.

“Politika serbe vazhdon të përzihet në sport, dhe atë duke diskriminuar sportistët tanë. Rasti i fundit ndodhi me pingpongistët tanë, të cilëve iu mohua pjesëmarrja me të drejta të barabarta me shtetet tjera në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd të Serbisë”, thuhet në njoftimin e KOK.

KOK tha se pret që Federata Evropiane e Pingpongut të marrë masa ndaj Serbisë, si organizatore e kampionatit.

“KOK shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU), të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, në këtë rast Serbisë, me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë.dhe shfaq shpresën se “diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë”, thuhet në deklaratë.

Sportistëve nga Kosova shumë herë u është pamundësuar pjesëmarrja në gara të ndryshme sportive që janë mbajtur në Serbi. Herën e fundit kjo ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, kur boksierët e Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë me simbolet shtetërore të Kosovës në veshmbathjet e tyre.

(r.m.)