PRETENDIM PËR NJË POLEMIKË QË NUK ZHVILLOHET

Thanas L. Gjika

(Shënim)

Zoti Sevdai Kastrati, një studiues që ka ndjekur trashëgiminë letrare të Faik Konicës, pasi kishte grumbulluar shumë të dhëna për këtë objekt studimi, hodhi në qarkullim te gazeta Illyria e NY shkrimin Mbi autorësinë e romaneve “Martesa e Leilës” dhe “Sotiri e Mitka” – Romane që janë konsideruar gabimisht të Faik Konicës.

U intrigova nga titulli, gjatë leximit vura re se autori kishte nxjerrë shënime nga artikuj të ndryshëm shkruar për problemin në fjalë, për zbulimin e studiuesit Fotaq Andera të dy romaneve të shkruar më 1909 frëngjisht e të botuar në një vëllim të vetëm më 1911 me emër autori Jean de Kroia, ku midis personazhëve gjallon dhe Aladro Kastrioti.

Studiuesi i mirënjohur F. Andrea, pas disa vjet pune të mundimshme krijoi hipotezën e vet mbi autorësinë e Faik Konicës për këtë diptik romanor, të cilën e ktheu në tezë bindëse duke sjellë argumente të shumtë nga jeta e Aladro Kastriotit, nga jeta e F. Konicës, nga marrëdhëniet midis tyre, nga tiparet e stilit letrar të Konicës, nga rrethanat kur u shkruan e u botuan dy romanet, etj. Pas kësaj pune të lavdërueshme, studiuesi Andrea hodhi një parashtresë të arritjeve të veta më 1910. Kjo punë u mbështet prej disa studiuesve si Moikom Zeqo, Nasho Jorgqi, unë, etj.

Federat Panshqiptare Vatra nën drejtimin e Z. Gjon Buçaj duke e mirëkuptuar këtë punë si një arritje të shkencave albanologjike e shpalli vitin 2016 ‘VITI I FAIK KONICËS’ duke u mbështetur te fakti se viti 2016 përkonte me një 140-vjetorin e fillimit të botimit të Revistës “Alnania” të F. Konicës. Kjo federatë me tradita ardhetare mbuloi shpenzimet e botimit të librit në gjuhën shqipe me një studim hyrës të Z. Fotaq Andrea dhe në festën e 28 nëntorit të atij viti e shpalli studiuesin si të Ftuar Nderi. Ngjarje, që ngjalli respekt te vatranët dhe më tej.

Mirëpo zoti Sevdai Kastrati me sa duket qenka mërzitur për këtë gjest bujar të Federatës Panshqiptare Vatra. Në vend që ta përshëndeste një aktivitet të tillë mblodhi materiale nëpër gazetat “Dielli”, “Illyria”, etj dhe doli tani me këtë shkrim ku pretendon se studiuesi F. Andrea dhe përkrahësit e tij paskan gabuar, se, sipas tij, këto dy romane nuk qenkeshin shkruar prej F. Konicës.

Pasi i njeh studiuesit Andrea meritën e zbulimit të dy romaneve, pa thënë asnjë vlerësim për punën e madhe për përkthimin, interpretimin dhe sqarimin e autorësisë së ketyre dy veprave, S. Kastrati hedh hipotezën e vet se këto vepra nuk janë shkruar prej F. Konicës. Mirëpo një hipotezë e tillë nuk mjafton vetëm të hidhet në qarkullim, por edhe të shtjellohet me kundërargumente për t’u bërë bindëse. Prisja të shtjellonte mendimet e tij duke i mbrojtur me argumente se pse nuk ishin shkruar këta dy romane prej F. Konicës dhe se a mendonte ai për ndonjë autor tjetër.

Pra Sevdaiu hodhi një mendim ndryshe me synime polemike, por vetëm sa e shpalli polemikën, pa e shtjelluar atë. Në fund të shkrimit shtoi fjalën: “Vijon”, por pa dhënë asnjë sqarim, se si e kur do të vijojë.

Mendoj se autori ia ka derguar gazetes “Illyria” dhe vijimin e këtij shkrimi me pretendim polemik, sepse pjesa e pare eshte një tymnajë.

Eseisti dhe analisti i thukët Astrit Lulushi e vlerësoi me të drejtë këtë shkrim në komentet e gazetës “Illyria”: “Kastrati kundërshton Andrean, por nuk jep asnjëmendim për romanet.
Duket se është perpjekje për debat, pa baza.

Dhe më tej shton, po më 07/13/2022 – 2:46 PM: “Shkruaj gjatë se s’kam hohë të shkruaj shkurt. Kështu e vlerësoj shkrimin bosh me shumë fjalë të Kastratit mbi autorësinë e romaneve të Konicēs. Që në titull ai hedh poshtë punën me shumë mundim të studiuesit Andrea. Dhe lagohet pa i dhënë zgjidhje antitezës, duke iu përgjur pyetjes me pyetje. Fotaq Andrea me tezat e tij pasuron traditën. Sevdai Kastrati e kundershton këtë pasurim, duke iu bashkuar obskurantizmit që zotëron kulturën e pandriçuar shqiptare e vendosur nga një parti me bëma monstruoze në mbarë trashëgiminë shqiptare. Prandaj populli vuan.”

Shkurt e qartë Lulushi thotë se sulmi i S. Kastratit, është i ngjashëm me ato shpalljet e Partisë Komuniste Shqiptare / PPSH, e cila pa argumente i shpallte armiq të atdheut gjithë intelektualët e formuar në Perëndim, që i dukeshin diktatorit kundërshtarë të regjimit të tij.

Këshilloj Z. Kastrati t’i shtjellojë të gjitha gjymtyrët e polemikës që pretendon të ngrerë, në mënyrë që të marrë një përgjigje të plotë prej studiuesit Fotaq Andrea, dhe prej ne përkrahësve të tezës së tij. Pra pres që të vijojë vërtet me parashtrimin e argumenteve mbi kundërshtimin e autorësisë koniciane të këtyre dy romaneve. Dëshiroj që të shprehet qartë se e ka mllefin ndaj tezës së studiuesit Fotaq Andrea, apo ndaj Faik Konicës, për të cilin nuk do që të ndryshohet opinioni se nuk ka lënë asnjë vepër të mbaruar.

2 Responses to “PRETENDIM PËR NJË POLEMIKË QË NUK ZHVILLOHET”

Read below or add a comment...

  1. Thanas L. Gjika says:

    Të më falin lexuesit se në fjalinë: “Pas kësaj pune të lavdërueshme, studiuesi Andrea hodhi një parashtresë të arritjeve të veta më 1910” Kam shkruar gabim datën “më 1910”, duhet: “më 2010”
    Besoj se lexuesit e kuptojnë që është një lapsus dhe sepse studiuesi F. Andrea nuk mund ta hidhte parashtresën e vet më 1910, kur ai dhe as babai i tij nuk kishin lindur ende dhe kur dy romanet e F. Konicës, ishin shkruar një vit më parë, po nuk ishin botuar akoma.

  2. Thanas L. Gjika says:

    Të më falin lexuesit se në fjalinë: “Pas kësaj pune të lavdërueshme, studiuesi Andrea hodhi një parashtresë të arritjeve të veta më 1910” Kam shkruar gabim datën “më 1910”, duhet: “më 2010”
    Besoj se lexuesit e kuptojnë që është një lapsus, sepse studiuesi F. Andrea nuk mund ta hidhte parashtresën e vet më 1910, kur ai dhe as babai i tij, nuk kishin lindur ende dhe kur dy romanet e F. Konicës të shkruar një vit më parë, nuk ishin botuar akoma.