Futbollisti Lionel Messi ka arritur rekord të ri për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik, pasi ia doli që 86 herë ta tund rrjetën e ekipeve ekundërshtare gjatë këtij viti.
Në 25 minutat e parë të ndeshjes së klubit të tij Barcelona kundër rivalit Betis, të zhvilluar dje, futbollisti argjentinas i shënoi dy gola.
Prej golashënuesve më të njohur, pas tij radhitet gjermani Guerd Mueller, i cili në vitin 1972 i kishte shënuar 85 gola.
Messi për Barcelonën i ka dhënë 74 gola dhe 12 për kombëtaren e Argjentinës.