Bileta fituese e lotarisë “Mega Millions” prej rreth 1.3 miliardë dollarësh e hedhur të premten në mbrëmje është shitur në periferi të Çikagos. Përfaqësuesit e lotarisë thanë se bileta është blerë në një dyqan në qytetin Des Plaines.
Shuma e fituar është e treta më e madhja në vend dhe ajo u rrit në rreth 1.3 miliardë dollarë pasi që nga 15 prilli, askush nuk kishte arritur të siguronte me biletën e tij të gjithë numrat fitues.
Që nga ajo kohë, lotaria u hodh 29 herë rresht. Shuma prej rreth 1.3 miliardë dollarë u shkon atij personi apo atyre personave që zgjedhin t’i marrin paratë me këste, për një periudhë 29 vjeçare.
Por, ka nga ata që zgjedhin t’i marrin menjëherë paratë, e në këtë rast shuma shkon në 780.5 milionë dollarë. Shanset që një person të fitojë lotarinë, duke kapur të gjitha numrat e hedhura me short, janë 1 në 302.5 milionë.
(Zëri i Amerikës)