Nga Beqir Sina
NEW YORK CITY : Një grup veteranësh të komunitetit emigrantë të vjetër, mbretërorë besnikë, këta, me në krye anëtarin e Seantiti të degës së Partisë Lëvizja e Legalitetit, ish – Oraganizatës Kombëtare Lëvizjes e Legalitetit në Amerikë, zotin Musli Mulosmani, kan njoftuar të shtunën se ata do ta përkrahën me të gjitha mundësit e tyre, kandidaten e Partisë Lëvizja e Legalitetit, për Qarkun e Shkodrës – zona elektorale Pukë, zonjushën Eleonora Laçi, për zgjedhjet e përgjithëshme në Shqipëri, të cilat mbahen më 23 qershor.
Në këtë mesazh shpërndarë për shtypin shqiptar, zoti Musli Mulosmani, një mik dhe bashkëluftëtar i përbetuar anti komunist i Kolenel Xhemal Laçit, u bënë thirrje votuesve pukjanë të votojnë kandidaten për deputete në Parlamentin e Shqipërisë, zonjushen Leonora Laçi, e mbesa e Kolonelit Xhemal Laçit, këtij mbretërori legjendar në SHBA. Ajo është kandidate e PLL-së, e cila kandidon në koalicionin”Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike.
Mulosmani u bën apel votuesve të Pukës, “se duke votuar kandidaten Laçi këtë pinjolle të njërës prej nga familjet më të njohura pukiane, ju do t’i ktheni dinjetetin Pukës, dhe do të keni gjithmonë pas vetes një zë të fortë në Paralamentin e Shqipërisë, për një Shqipëri Etnike, apostulatin e Mbretit të Shqiptarëve Zogu i Parë. Vota juaj për kandidaten e partisë PLL, është me një vlerë shumë të rendësishme jo vetëm për Pukën dhe partinë që ajo përfaqëson dhe koalicionin dajthtë, por edhe për shqiptarët që të përkrahin kandidaten nga rradhët e partisë Lëvizja e Legalitetit e cila ka si princip të saj vlerat e Mbretërisë Shqiptare”.
Në mesazhin e Mulosmanit thuhet se :”Të dashtun miqë të rrethit të Pukës, dhe të Qarkut të Shkodrës, fort të nderuar votues të kësaj zone elektorale, njoftimin se mbesa e Atdhetarit dhe patriotit të njoftun, si në Atdhe ashtu ma shumë në mërgaten tonë antikomuniste në diasporë, e prita me një gëzim të papërshkuar së bashku me bashkëluftëtarët e mi rrugëve të mërgimit për shumë dekada, sepse Eleonora është mbesa e të pavdekëshmiit Kolonel Xhamai Laçi, kandidate për deputete në zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri. Përfitoj nga ky rast t’ju bëjë thirrje ta përkrahini dhe të votoni për kandidaten LEONORA LAÇI, e cila na nderon ne të gjithve por natyrishtë dhe mbar Pukën, që Kolonel Xhemal Laçi e deshti aq shumë”.
Thirrjes së grupit të veteranëve të komunitetit emigrantë të vjetër, mbretërorë besnikë, me në krye anëtarin e Senatit të degës së PLL-së në SHBA, zotin Musli Mulosmani, i janë bashkuar edhe një numë aktivistësh të komunitetit, si publicisti Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” disa vatranë etj.
Zonjusha Leonora Laçi, 21 vjeçare dhe studente në degën e historisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi “të Shkodrës, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për një vend në Parlamentin e Shqipërisë, në zonën elektorale nga e ka edhe origjinën e saj, në Pukë. Ajo ka pohuar se “që t’i futem politikës më shtyu geni… Politika kërkon njerëz guximtarë e mendoj se kjo cilësi nuk më mungon. Kush guxon del i fituar.” thotë znj. Laçi në intervistën e parë, të saj prej se kur shpalli kandidaturën.